Bombë e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë njerëz
Normandi, 14 Shkurt - Rreth 20 mijë njerëz
janë evakuuar nga një qytet në rajonin e Normandisë në Francë, pas gjetjes së
një bombe gjigante të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.
Aeroplanët e forcave aleate hodhën mbi 10 mijë tonë bomba në rajonin në fjalë
në mesin e vitit 1944. Nga sulmet e asaj kohe mbetën të vrarë 1200 civilë
francezë.