Nis procesi ndaj Bollanos, gjykata merr në shqyrtim akuzën
Gjykata e Vlorës filloi procesin ndaj kryebashkiakut të Himarës
VLORË – Tashmë kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ndodhet para akuzës për shpërdorim detyre, pasi gjykata e Vlorës ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij. Seanca e parë gjyqësore është zhvilluar dje ku prokuroria ka paraqitur para trupit gjykues akuzën ndaj Bollanos, ndonëse kjo është kundërshtuar nga avokati i tij.
Në këtë seancë, ku nuk ishte i pranishëm vetë kryebashkiaku, përfaqësuesi i organit të akuzës, prokurori Sokol Malaj, lexoi akt-akuzën në ngarkim të tij.
Procesi
Prokurori Malaj kërkoi të administroheshin provat në ngarkim të tij, ku përfshihet edhe një urdhër i dhënë nga kryebashkiaku i Himarës për heqjen e sinjalistikës vertikale në gjuhën shqipe përgjatë rrugës së bregdetit. Po ashtu, prokurori Malaj kërkoi edhe paraqitjen në seancë të një numri dëshmitarësh, mes të cilëve edhe drejtorin e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe administratorin e firmës, që kishte fituar tenderin për vendosjen e sinjalistikës. Avokati i Bollanos, Petraq Curri, kundërshtoi akuzën, ndërkohë që u shpreh se disponon provat e nevojshme që vërtetojnë pretendimet e tij. Pas një seance prej më pak se 45 minutash dhe pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari, Shkëlzen Selimi, vendosi që të pranojë kërkesën e përfaqësuesit të organit të akuzës dhe të zhvillojë seancën e radhës në datën 9 korrik.
Akuza
Kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, gjë që parashikohet në nenin 248 të Kodit Penal. Shkak për këtë është bërë një urdhër, që dyshohet se është lëshuar prej tij në muajin tetor të vitit të kaluar, për heqjen e sinjalistikës vertikale në gjuhën shqipe në aksin rrugor Qeparo-Llogora, gjë që ka sjellë një dëm prej rreth 2.1 milionë lekë. Për këtë veprim janë ankuar banorë të zonës. Vasil Bollano është zgjedhur në krye të bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2003, ndërkohë që u rikonfirmua në zgjedhjet e 18 shkurtit të vitit 2007, pas një sërë konfliktesh që ndodhen në këtë zonë zgjedhore mes shqiptarëve dhe minoritarëve grekë.
Vendimi, edhe dy muaj kohë për 84 furgona taksi në Berat
BERAT – Edhe për dy muaj të tjerë 84 shoferët e furgonave taksi në qytetin e Beratit do të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa problem, megjithëse iu ka përfunduar afati për ushtrimin e këtij aktivitetit. Pas një sërë protestash, Bashkia e Beratit shtyu afatin e rishqyrtimit të lejeve. Vendimi më i fundit i Ministrisë së Punëve Publike e Transporteve për reformën në shërbimin e furgonave taksi 8+1, ku kriteri kryesor i licencimit për funksionimin e këtij shërbimi është 1 mjet për 1000 banorë, parashikon që numri prej 84 mjeteve të transportit të udhëtarëve që aktualisht kryejnë këtë shërbim prej vitesh në qytetin e Beratit, të reduktohet në bazë të numrit prej 64 000 banorësh që ka ky qytet, që do të thotë se për këtë shërbim do të funksionojnë vetëm 64 mjete, të ndara në 48 taksi 4+1 dhe 16 furgona taksi 8+1. Pra, vetëm 16 prej 84 furgonave që ushtrojnë këtë aktivitet tani, do të kenë të drejtën për të pasur licencë. Vendimi i qeverisë është përcjellë me shqetësime nga pronarët e furgonave taksi, të cilët kanë krijuar një kaos të vërtetë në takimin e zhvilluar me kryetarin e Bashkisë së qytetit të Beratit, duke kaluar edhe në fyerje ndaj komisionit të vlerësimit dhe vetë kryetarit të Bashkisë. Duke u nisur nga problemet dhe debatet e shumta, të krijuara në sallë, kryetari i Bashkisë nuk ka guxuar të lexojë emrat e 16 shoferëve që janë përzgjedhur nga komisioni, por e ka shtyrë dhënien e vendimit edhe 2 muaj. Dita e djeshme shënoi të tretën protestë të shoferave të furgonave taksi të qytetit të Beratit që nga muaji mars i këtij viti, kur edhe filluan procedurat për reduktimin e numrit të mjetëve për këtë shërbim.
Prangoset banda e vjedhjes së solarit, dy prej tyre ishin punonjës
KUÇOVË – Një tjetër bandë e grabitjes së karburanteve në sektorin shtetëror të naftës është zbuluar nga policia, ku 6 persona kanë rënë në praga, dy prej të cilëve punonjës të këtij sektori. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë të ditur se gjatë një operacioni të organizuar dje janë prangosur 6 shtetas që vidhnin solar në tubacionin kryesor të naftës në qytetin e Kuçovës. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, strukturat e policisë kanë rrethuar vendin dhe kanë mundur të kapin në flagrancë autorët, mes tyre edhe 2 punëtorë të sektorit të naftës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin solar në linjën kryesore të furnizimit, ku kalonte solar i përpunuar në drejtim të Fierit. Pikërisht në vendin e quajtur Zhavorishtë, midis fshatrave Poshnje e Polizhan është bërë abuzimi dhe për pasojë janë ndaluar nga policia shtetasit: Viktor Tashi, Luftar Dosti, Altin Rama, Përparim Protoduari, Ferdinand Sefa dhe Arben Semini. Tashi dhe Dosti ishin dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Realizimi i vjedhjeve në këtë linjë solari është kryer nëpërmjet bashkëpunimit të dy kontrollorëve të linjës së solarit, dy punonjësve të sektorit të naftës Përparim Protoduari e Ferdinant Sefa, të cilët kanë qenë me shërbim në këtë linjë. Autorëve të arrestuar iu janë gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje edhe provat materiale që kanë shërbyer për kryerjen e krimit: një automjet furgon me tagra TR 7517 G, një fuoristradë me targa FR 0208 D, një gjenerator me fuqi 6500 Kë, tuba, çelësa, leva dhe sende të tjera që shërbejnë për vjedhjen e solarit, një sasi prej 42 000 lekësh dhe 8 aparate telefonik celular. Materialet në ngarkim të 6 të arrestuarve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim të mbetur në tentativë".
E. Petova
TË ARRESTUARIT
Viktor Tashi ,43-vjeç, lindur dhe banues në Lushnje
Luftar Dosti, 38-vjeç, lindur dhe banues në Roskovec
Altin Rama, 37-vjeç, lindur dhe banues në Roskovec
Përparim Protoduari, 27-vjeç, lindur dhe banues në Poshnje
Ferdinand Sefa, 34-vjeç, lindur dhe banues në Kuçovë
Arben Semini, 38-vjeç, lindur dhe banues në Fier
Humb jetën duke vjedhur skrap, një tjetër në pranga
KORÇË - Një 24-vjeçar nga qyteti i Korçës ka humbur jetën mbrëmjen e dy ditëve më parë, pasi është zënë poshtë nga një makineri, pjesët metalike të së cilës tentoi t’i vidhte për skrap. Burime zyrtare të policisë rajonale të Korçës bënë të ditur se "rreth orës 19.30 të ditës së martë është gjendur i vdekur në ambientet e ish-ndërtesës së fabrikës së miellit, 24-vjeçari Arnaldo Shehu, banor i lagjes Nr.10 në Korçë". Policia shtoi se nga hetimet ka dalë që një makineri e vjetër metalike kishte zënë poshtë saj trupin e 24-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme aksidentale. Ndërkaq, policia e Korçës ka arrestuar 30-vjeçarin Julian Tilka, edhe ky banor i lagjes Nr. 10 në Korçë, pasi, së bashku me viktimën, kishin shkuar të vidhnin në bashkëpunim, pjesë metalike tek ndërtesa e ish-fabrikës së miellit.
Operacioni, asgjësohen 1888 rrënjë Cannabis
VLORË – Gjatë operacioneve të organizuar dy ditët e fundit në fshatrat e Vlorës, policia ka sekuestruar dhe asgjësuar 1888 rrënjë bimë narkotike. Burime zyrtare të Policisë së Qarkut të Vlorës bëjnë të ditur se mbrëmjen e së Martës u organizuan aksione në fshatrat Dushkarak, Treblovë dhe Rexhepaj. Sipas tyre, “po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë këtyre ditëve janë organizuar një sërë operacionesh në fshatrat e Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Shkodrës nga policia, për asgjësimin e lëndëve narkotike. Rastet e zbuluara dhe rrënjët e Cannabis Sativa janë të shumta, por numri i të arrestuarve është tepër i vogël.
Arrestohet, nuk dëshmoi për krimin
VLORË – Fakti që nuk ka dëshmuar për një krim të ndodhur pak ditë më parë në Vlorë, është bërë shkas që të jepet masa e arrestit nga gjykata, dhe vetëm mbrëmjen e së martës është ndaluar nga forcat e rendit. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se u bë i mundur ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Vlorë, i dhënë më datë 30 qershor ndaj shtetasit Klajdi Millona. Ai është arrestuar pasi ishte dhënë masa “arrest në burg” për veprat penale të moskallëzimit të krimit dhe përkrahje e autorit të krimit.
Bie nga shkalla, vdes i sëmuri mendor
PUKË – Një i sëmurë mendorë ka rënë nga shkalla, duke u aksidentuar rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Burime zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se mbrëmjen e së Martës, rreth orës 19.45, në afërsi të tregut të qytetit të Pukës, është gjetur i rrëzuar mes pallateve, tek disa shkallë, shtetasi Kreshnik Beqa, lindur dhe banues në qytetin verior. 45-vjeçari i plagosur është transportuar menjëherë në spitalin e Pukës, ku 10 minuta pas mbërritjes, ka gjetur vdekjen. Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, rezulton se i ndjeri ishte me të meta mendore dhe mendohet se vdekja ka qenë aksidentale.
Mbytet në det pushuesi nga Velipoja
SHKODËR – Në bregun e detit, në Velipojë është gjetur një pushues nga Kosova i vdekur, i cili mendohet të jetë mundur. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se të martën në mesditë, rreth orës 12.00, ka humbur jetën shtetasi Isen Sadrijaj, lindur dhe banues në Sharmet të Gjakovës. Sipas hetimeve 76-vjeçari kishte mbërritur në mëngjesin e djeshëm nga Kosova për pushime në Velipojë dhe është gjetur i vdekur në ujë nga pushues të rastësishëm të plazhit. Shkaku i vdekjes mendohet të jetë, mbytja në ujë. Ky rast shënon viktimën e parë në plazhet e vendit tonë që pas fillimit të sezonit në fundin e muajit maj
3 Korrik 2008