E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti Ushtarak, miratohen 140 kuotat e pranimit



Tiranë - Qeveria ka miratuar kuotat e pranimit të studentëve në Universitetin Ushtarak “Skënderbej”, për vitin akademik 2008-2009. Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave mbështetet në nenit 100 të Kushtetutës, neneve 31 e 35, të Ligjit nr. 8461, datë 25.2.1999, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe në propozimin e ministrit të Mbrojtjes. Kuotat kryesore të pranimit në Universitetin Ushtarak “Skënderbej” për vitin akademik 2008-2009, të jenë 140 studentë, nga të cilët 15-20 për qind femra, të ndara 90 studentë për Fakultetin e Menaxhimit, Dega Administrim-Biznes dhe 50 studentë për Fakultetin Teknik, dega elektronikë. Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohet ministri i Mbrojtjes dhe se ai hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

3 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›