Shtesat pa leje në Tiranë, 1200 ankesa në Inspektoratin Ndërtimor
Autoritetet bëjnë verifikimet, penalizimet për subjektet që kanë shkelur rregullat
Emanuela Sako
Inspektorati Ndërtimor ka regjistruar 1200 ankesa nga qytetarët e Tiranës për prishjen e ndërtimeve. Shifrat janë regjistruar vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe ankesat që kanë ardhur në Inspektoriat janë depozituar pranë Zyrës së Informimit të Publikut pranë Bashkisë Tiranë. Burime pranë Bashkisë së Tiranës pohuan dje për gazetën “Albania” se ankesat e qytetarëve kanë qenë për prishjen e ndërtimeve pa leje, për shtesat e paligjshme etj. Të njëjtat burime shpjegojnë se pjesë e ankesave nuk janë vetëm shtesat pa leje por edhe prishjet e objekteve nga ana e inspektoratit që qytetarët ngrejnë pretendimin për veprime arbitrare. Inspektorati ndërtimor ka marr parasysh ankesat dhe ka mbajtur rreth 1600 Proces Verbale Konstatimi. Gjithashtu janë ndjekur të gjitha ankesat e paraqitura pranë Inspektoratit si dhe ato të ardhura me telefon. Nga këto janë kontrolluar rreth 25 Subjekte Ndërtuese që operojnë brenda vijës së verdhë. Për 15 prej tyre është marrë Vendim për Dënim me Gjobë, për 9 prej tyre është marrë vendimi për pezullimin e punimeve. Ndërkohë bëhet e ditur se Inspektorati Ndërtimor ka ndjekur me prioritet të gjitha ankesat e ardhura nga Njësitë Bashkiake, INUK, Avokati i Popullit dhe institucione të tjera shtetërore.
Ankesat
Ankesat e subjekteve ndërtuese apo qytetarëve janë të shumta, pasi shumica e tyre pretendojnë se prishja e ndërtesës është bërë pa leje. Në këto raste, duhet të paraqitet dokumentacioni i saktë, i detajuar, për të verifikuar pretendimet e ankuesve. Ndërsa pjesa tjetër e ankesave ka të bëjnë me ndërtimet pa leje apo qoftë dhe shtesat. Bashkia e Tiranës me anë të Inspektoriatit Ndërtimor prej kohësh po monitoron ankesat e mbërritura nga qytetarët për të marrë masa konkrete.
Inspektorati Ndërtimor
Inspektorati Ndërtimor ka detyra të përcaktuara për inspektimin dhe kontrollin e subjekteve ndërtues. Ky institucion bën verifikimin dhe kontrollin e çdo procedure (kërkesë –ankesë si dhe konstatimet në terren) të ndjekur nga ana e inspektorëve duke respektuar të gjitha afatet e parashikuar me ligj. Inspektorati bën shkëmbimin e informacioneve dhe ndjekjen e praktikave të përbashkëta me I.N.U.K. Në rast të moszbatimit të rregullave të urbanistikës, ata prishin ndërtimet pa leje apo gjobisin subjektet ndërtuese. Më tepër prioritet kanë projektet e miratuara në Urbanistikë si përshembull për sistemimin e blloqeve të banimit, zgjerimi i infrastrukturës rrugore,etj. bashkëpunimi me njësitë bashkiake; bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve me të gjithë Inspektoratet brenda Bashkisë Tiranë dhe Policinë Bashkiake. Njëkohësisht, ata bashkëpunojnë me
Drejtorinë e Tregje-Taksave për vjeljen e Gjobave të vendosura nga Inspektorati; mbajnë kontakte të vazhdueshme me Z.R.P.P, me Drejtorinë rajonale të ALUIZNI-it, Arkivën vendore për verifikim dhe konfirmim dokumentesh. Po kështu, bëjnë verifikim dhe konstatim të praktikave të ndjekura nga ish- Policia Ndërtimore.
Rama:” Kryeministri të shpejtojë shpronësimet në Unazën e Vogël”
Kryebashkiaku Edi Rama, inspektoi punimet e segmentit të tretë të Unazës së Vogël, ku i ka kërkuar kryeministrit të përshpejtojë procesin e shpronësimeve në këtë segment. Kjo, pasi do të sillte përshpejtimin e punimeve për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”. “Është ora për t’i kujtuar Kryeministrit të Shqipërisë të nxitojë me shpronësimin për Unazën e Vogël, në rast se nuk ka si synim të bllokojë qytetin duke e lënë Sheshin “Skënderbej” të papërdorshëm si shesh për këmbësorët e njëkohësisht Unazën e Vogël të pambyllur, si një arterie që garanton pastaj lehtësimin maksimal të trafikut në qytet”, - u shpreh Rama. Projekti për këtë rrugë është një investim prej rreth 42 milionë lekësh nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Rehabilitimi i këtij segmenti po çon drejt finalizimit projektin ambicioz për Unazën e Vogël të qytetit. Ky segment i tretë mendohet të përfundojë pas gjashtë muajve. Ndërsa, projekti për Unazën e Vogël, është hartuar mbi bazën e propozimit të Studios Franceze për Qendrën e Tiranës. Rama inspektoi dhe diskutoi mbi ecurinë e deritanishme të punimeve me firmën kontraktuese, ku duket se punimet po ecin sipas parashikimeve. Në këtë segment janë përfshirë tre kryqëzime të trajtuara me semaforë, si: kryqëzimi tek rruga “Luigj Gurakuqi”, kryqëzimi tek rruga “Qemal Stafa”, kryqëzimi tek rruga e “Barrikadave”. Trafiku në këtë rrugë do të lëvizë në sensin antiorar. Ndërkohë që janë parashikuar dy korsi shpejtësie për lëvizje, një korsi preferenciale për transport publik dhe lëvizje emergjence, si dhe një korsi shërbimi, 5 metra e gjerë në krahun e djathtë.
3 Korrik 2008