E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis projekti i tramit, Franca jep 720 mije euro Luljeta Ndoka

Nis te marre jete projekti i tramit, nje nga projektet me te medha strategjike te premtuar nga kryebashkiaku Basha. Me nje grant prej 720 000 eurosh te qeverise franceze, kompania e njohur nderkombetare “Egis”, do te beje ne fazen e pare, studimin e fizibilitetit per linjen e tramit Kombinat –Kinostudio dhe ne fazen e dyte, projektin paraprak dhe strategjine e implementimit, per kete linje. Ambasadorja franceze ne Tirane, Christine Moro, tha sot ne nje takim me Kryebashkiakun Basha, se duke iu pergjigjur kerkeses se Bashkise, do te behet e mundur qe te hidhet nje hap vendimtar dhe i shpejte, sa i perket realizimit te linjes se pare te tramit ne Shqiperi. “Ne fillojme kete vit te ri me nje bashkepunim te ri dhe te rendesishem mes Bashkise se Tiranes dhe qeverise franceze. Me kerkesen e kryetarit te Bashkise, qeveria franceze pranoi te financonte studimin e fizibilitetit dhe projektit paraprak, te nje linje tramvaji ne Tirane. Tramvaji eshte nje zgjidhje, e cila eshte aplikuar me sukses nga shume qytete te medha ne mbare boten e po keshtu ne kete drejtim, eshte angazhuar edhe qyteti i Tiranes”, tha zonja Moro. Sipas bashkise se Tiranes, fondi i qeverise franceze, ne shumen 720 mije euro i jep mundesi Bashkise, te nise kete projekt strategjik, per zhvillimin urban te Tiranes. Studimi do te realizohet permes “Egis International”, nje ndermarrje e inxhinierise franceze, per infrastrukturen e transportit, me shtrirje nderkombetare dhe mjaft e njohur ne Shqiperi, duke qene se kontribuon ne zhvillimin e projekteve strategjike ne Shqiperi, qe prej 15 vitesh, ne vecanti sa i perket rrugeve dhe autostradave. “Duke iu pergjigjur kerkeses se Bashkise, ne sjellim kesaj radhe permes “Egis”, nje kontribut, i cili eshte ne te njejten kohe financiar, por edhe teknik dhe qe do te mundesoje te hidhet nje hap vendimtar dhe i shpejte, sa i perket realizimit te linjes se pare, duke e pare kete projekt ne driten e nje vizioni global dhe qe merr parasysh nevojat e se ardhmes, per t’i sherbyer edhe lagjeve te tjera te qytetit. Ne kete drejtim, interesi i shprehur nga qeveria franceze, modernizimi i pajisjeve te vena te dispozicion te popullsise, kontribuon gjithashtu ne progresin e Shqiperise drejt standardeve evropiane dhe drejt integrimit te saj evropian.”, u shpreh Moro. Ndersa kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, ka falenderuar qeverine franceze, qe iu pergjigj pozitivisht kerkeses se Bashkise se Tiranes dhe Kryebashkiakut Basha, per te sponsorizuar studimin e fizibilitetit dhe studimin paraprak per linjen e tramit Kombinat-Kinostudio. Kryerja e studimit nga “Egis” - tha z. Basha, eshte nje garanci per sukses. Kryebashkiaku Basha, ka theksuar se venia ne funksionim e linjes se tramit ne Tirane, do te kete nje impakt te menjehershem ne cilesine e jetes, ne ambientin e Tiranes dhe uljen e kostos se levizshmerise per qytetaret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›