E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis punën fabrika më e re e prodhimit të vajit të ullirit, “Natyral”



Në prezencën e zëvendësministrit të Bujqësisë, Ndue Preka, përfaqësuesit të BERZH-it, Daniel Berg, ambasadorëve të Italisë dhe Danimarkës në vendin tonë si dhe të përfaqësuesit të “Task-Forcës për ullirin pranë kryeministrit, Rexhep Uka, “Agrotal” përuroi fabrikën e prodhimit të vajit natyral duke sjellë teknologjinë më të re dhe moderne të prodhimit të vajit të ullirit në vend, e duke u radhitur në 4 fabrikat më të mëdha të vajit të ullirit në Europë. Kjo fabrikë prodhon vaj ulliri të cilësisë së lartë “Ekstra Vergine” me brandin “Natyral”, emër ky që përkon me natyralitetin dhe vlerat e larta ushqyese të tij. Vlera e investimit shkon në 6,5 milionë euro, me bashkëfinancim nga aksioner shqiptar (70%) dhe BERZH-i (30%). Kapaciteti përpunues i linjës është i konsiderueshëm: 25 000 tonë ullinj në sezon. Për momentin fabrika punon me kapacitet të reduktuar, pasi sasia e ullinjve që prodhohen në vend aktualisht nuk mjafton për shfrytëzimin maksimal të saj. Prodhimi i vajit “Ekstra të Virgjër Natyral”, realizohet me teknologji bashkëkohore nga ullinj të freskët të varieteteve autoktone të vendit tonë. Fabrika e prodhimit të vajit “Natyral” është e certifikuar sipas sistemit “HAÇP” dhe “ISO 22000” dhe prodhimi i vajit të ullirit “Ekstra të virgjër” bëhet sipas standardeve europiane të cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

24 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›