E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis punimet në Katar konferenca ndërkombëtare për gazin natyror

Konferenca e shtatë për gazin natyror filloi punimet sot në Katar ndërkohë që janë shtuar shqetësimet lidhur me kapacitetin zhvillimit të sektorit energjitik në kushtet e krizës financiare ndërkombëtare. "Kriza e ekonomisë botërore do të prekë jo vetëm vendet importuese të burimeve të energjisë, por edhe vendet eksportuese, gjë që do të bllokojë investimet dhe projektet e zhvillimit të sektorit energjetik të këtyre të fundit", deklaroi emiri i Katarit, sheiku Hamad ben Khalifa Al-Thani, në hapje të konferencës.Ministri i Energjisë, Abdallah Al-Attiya, shprehu gjithashtu shqetësimin për "një ngadalësim të madh të ekonomisë botërore për shkak të shkatërrimit të tregjeve financiare". Megjithatë, ai deklaroi se "kishte besim në kapacitetin e sektorit të energjisë për të kapërcyer krizën dhe për t'u rimëkëmbur". Konferenca, që do të vazhdojë tri ditë do të mbledhë 500 zyrtarë dhe drejtues të sektorit. Në këtë konferencë do të trajtohen kryesisht pasojat e krizës financiare në sektorin e gazit. Katari ka rezerva gazi natyror të vlerësuara në më tepër se 25 000 miliardë m3, vendi i tretë  në botë pas Rusisë dhe Iranit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›