Zhvillohet në Fier “Festivali i Aktrimit” për shkollat e mesme

Pjesa teatrale "Martesa e një avokati" është shfaqur sot në teatrin "Bylis" " nga nxënësit e Shkollës së Mesme "Perikli Ikonomi", Fier. Shfajqa u prit me ngrohtësi dhe ngjalli momente emocionuese.Në sallë regjizori i shfaqes , aktori i mirënjohur Todi Llupi kishte përzgjedhur "Martesa e një avokati ", të autorit Foqion Postoli , material letrar që i përshtatet tematikës së moshës rinore. Në lojën e amatorëve vërehej dashuri dhe pasion për artin skenik. Ata me dëshirën dhe përkushtimin ndaj ëndrrës së tyre për skenën dhanë një shfaqe të pëlqyeshme. Në rolin e avakotit luajti Romario Hasani, në rolin e shërbyesit Aldo Rrahmanaj. Debutuan gjithashtu , M.Mullaj , A.Ali dhe E.Kaja. Në qëndër të kësaj pjese letrare qëndron përpjekja e tre zonjushave për ta joshur avokatin e ri , të pashëm e të njohur, duke i propozuar secila lidhje kurore. “Martesa e avokatit " është shfaqa e parë teatrale që hapi siparin e festivalit të aktrimit , ndërmjet shkollave të mesme dhe që do të vazhdojë për rreth një javë.
...