E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis punimet në Ohër Forumi V Rajonal Ekonomik i presidentëve të Europës Juglindore

Me fjalimet përshëndetëse të presidentit të REF SEE 2008, Marin Ivanisheviç dhe ministrit të Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi, sot në hotelin "Metropol" në Ohër filloi Forumi i Pestë Rajonal Ekonomik për Evropën Juglindore "Konkurrentë dhe partnerë në rrugën drejt BE-së". Pjesa kryesore e forumit në të cilën do të marrin pjesë presidentët e shteteve të rajonit është parashikuar për nesër në orën 10:00. Pjesëmarrjen e tyre në këtë forum e kanë konfirmuar presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i Kroacisë, Stipe Mesiç, i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i Bullgarisë, Georgi Përvanov, i Serbisë, Boris Tadiç, anëtari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviç si edhe përfaqësues të lartë të qeverive, të kompanive kryesuese, bankave dhe shoqatave afariste. Qëllimi i REF SEE, krahas lehtësimit të procesit të integrimit evropian të vendeve pjesëmarrëse nga aspekti makroekonomik dhe politik, është edhe formimi i ambientit për vendosjen e kontakteve afariste dhe bashkëpunimit afarist mes ekonomistëve në rajon. Forumet paraprake janë zhvilluar në vitin 2003 dhe në vitin 2004 në qytetin kroat Cavtat, në vitin 2006 në Miloçer në Mal të Zi, ndërsa vitin e kaluar në Dubrovnik. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›