Tiranë, 2 vetëvrasje brenda 24 orësh
Dy qytetarë nga Tirana i kanë dhënë fund jetës dujke pirë fostoksinë. Sipas policisë viktimat ishin një 19 vjecar i cili vuante nga depresioni nervor, si dhe një 45 vjecar i cili mësohet se kishte pasyr borxhe financiare të pashlyera.
TIRANE- Në Tiranë një 45 vjecar është vetëhelmuar mbrëmë me fostoksinë. Sipas policisë viktima me inicialet A.H, lindur në Berat dhe banues në Tiranë kishte vendosur t’i jepte fund jetës për shkak të borxheve financiare të pashlyera. Po ditën e djeshme, policia njoftoi se edhe një 19 vjecar nga Kamza i kishte dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Dyshohet se 19 vjecari vuante nga një depresion nervor. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës po punon për hetimin e këtyre ngjarjeve.
(s.g/BalkanWeb)