E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesiç: Serbia duhet të bashkëpunojë me Kosovën

Zagreb-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, në një intervistë ekskluzive për BBC-në thotë se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan është individualizimi i fajit për krimet e bëra gjatë luftërave të viteve nëntëdhjetë në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Mesiç tha gjithashtu se Kosova është një realitet të cilin Serbia duhet ta respektojë edhe pa e njohur pavarësinë e saj. Sipas kreut kroat, nëse Serbia nuk dëshiron të njohë Kosovën si subjekt ndërkombëtar, sipas presidentit kroat, ajo duhet të hapë komunikimin, duhet të lejojë fluturimin e aeroplanëve, të lejojë komunikimin e qytetarëve, qarkullimin e kapitalit e kështu me radhë”.

“Me fjalë të tjera, duhet të normalizojë marrëdhëniet. Se a do ta njohë apo jo Serbia Kosovën, kjo është më pak e rëndësishme sepse, siç e dini, Gjermania Perëndimore kurrë nuk e njohu Gjermaninë Lindore, edhe pse bota e kishte njohur atë. Gjermanoperendimorët thanë se kurrë nuk do ta trajtonin Gjermaninë Lindore si shtet tjetër dhe nuk e njohën. Por e hapën komunikimin në nivel të qeverive, në nivel të përfaqësuesve të qeverive e jo në nivel ambasadorësh. Këtë mund ta bëj sot edhe Serbia, por duhet t'u lejojë të gjithë të tjerëve të bashkëpunojnë me Kosovën, sepse kjo do të shënonte një siguri më të madhe dhe gjithë juglindja jonë e Evropës do të kthehej nga integrimet evropiane”, ka vlerësuar Mesiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›