E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis regjistrimi fillestar i pronave në Elbasan, ja zonat

Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonat Kadastrale Nr.8526 dhe Nr.8527 të qytetit të Elbasanit. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e Zonës Kadastrale Nr.8526, saktësisht në adresën lagjja “Dyli Haxhire”, rruga “Hysen Abdihoxha”, pranë ish-NSHU-së, Elbasan, dhe në territorin e Zonës Kadastrale Nr.8527, saktësisht në adresën rruga “Kozma Naska”, përballë ish-Parkut të Mallrave, Elbasan. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr.8526 dhe Zonën Kadastrale Nr.8527, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Elbasanit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›