E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi fason: Taksa e sheshtë ka ulur evazionin fiskal

Biznesi fason gjykon se taksa e sheshtë prej 10% është një sukses i reformave fiskale në vend. Sipas këtij biznesi, kjo taksë ka ulur evazionin fiskal në vend. Kreu i shoqatës së prodhuesve me fason, Flamur Hoxha, shprehet se vendosja e taksës së sheshtë prej 10% mbi fitimin ka ndihmuar ndërmarrjet shqiptare të mos preken nga kriza e Eurozonës.

Sipas Hoxhës, kjo taksë ka bërë që shumë investitorë të huaj të kthejnë sytë nga Shqipëria për të transferuar bizneset e tyre. “Një taksë e përshkallëzuar do të ndikonte negativisht në këtë sektor, pasi fitimet gjatë këtyre viteve kanë pësuar rënie”,- tha ai. Ndërsa opozita këmbëngul për aplikimin e taksës progresive, qeveria është e vendosur të mos rrisë nivelin e taksave në vend për 2012.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›