Nis regjistrimi i romëve
17/04/2009 Pas deklaratës së bërë pak ditë më parë nga kreu i qeverisë për pajisjen e këtyre shtetasve me karta identiteti falas, kanë iniciuar dhe procedurat e para të mbledhjes së të dhënave për regjistrimin e tyre. Vetë shoqata “Romët për integrim e kundër shfrytëzimit të fëmijëve” ka filluar mbledhjen e të dhënave derë më derë ku mendohet se jeton kjo shtresë. Pas mbledhjes së këtyre të dhënave pritet që ato të depozitohen pranë gjendjeve civili, ku do të kryhen procedurat e duhura ligjore në regjistrimin e tyre. Pjesa dërrmuese e personave që i përkasin kësaj shtrese përjashtohen nga integrimi social apo ekonomik, pasi nuk figurojnë të regjistruar asgjëkund, çka ka bërë që të mos merret asnjë politikë e duhur mbi përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës. Përhapja e këtij komuniteti kryesisht ndodhet në zonat periferike të kryeqytetit si dhe në rrethe.