Rama: Berisha luan me krizën si me piramidat më ’96-n
17/04/2009 Kreu socialist në Elbasan, takime për programin e ri qeverisës
“Qeveria e sotme nuk është fajtore për krizën globale, por për mohimin e saj. Mirëpo Berisha, si gënjeshtar që është, nuk ka ndër mend ta thotë ndonjëherë të vërtetën. Ai edhe piramidat i pati quajtur ‘madhështore’, duke u deklaruar shqiptarëve se paratë e tyre në to ishin të sigurta. Edhe sot të njëjtën gjë bën me krizën, me Buxhetin e Shtetit dhe rritjen e pagave.” Kjo ishte mënyra e zgjedhur nga kreu socialist Edi Rama për të shprehur kundërvënien e tij ndaj qëndrimit që po mban qeveria “Berisha” lidhur me krizën ekonomike. Në turin e radhës për prezantimin e programit të ri qeverisës të Partisë Socialiste, Rama u ndal në qytetin e Elbasanit, ku shpalosi disa nga e pikat e tij. Ndërkohë, duke i mëshuar krizës, kreu socialist theksoi se “Berisha nuk po bën gjë tjetër veçse po e kthen qeverinë në një piramidë me shpenzime pa fund, pra me një fjalë po bën një gropë të madhe në buxhet, e cila rrezikon t’i lërë shqiptarët pa para, pasi me rritjen që ai ngutet ta bëjë më 1 maj kërkon të blejë vota, pa menduar se me rritjen e nxituar të pagave mund të bëhet kiameti.” Nga ana tjetër, në prezantimin e “Programit të ri për Shqipërinë” kryetari i PS-së ritheksoi dhe një herë se në të përfshihen 7 drejtime kryesore, të orientuara me politika ambicioze për shëndetësinë, arsimin, rritjen e prodhimit vendas, fshatin, mjedisin, turizmin, kohezionin social dhe punësimin. Por gjatë këtij takimi Rama i kushtoi rëndësi dy sektorëve që në këtë qytet shfaqen me gjendje më të rënduar, sikundër janë mjekësia dhe papunësia. “Dua të përqendrohem më tepër në kapitullin e programit tonë për shëndetësinë në Elbasan, pasi ky rreth prezanton nivelin më të ulët të vizitave mjekësore, ku sipas statistikave tona është rreth 38 për qind më e ulët se mesatarja në shkallë vendi”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij. Gjithashtu Rama vuri në dukje se “paaftësia e drejtimit në shëndetësi ka ardhur si rezultat i pazareve të Berishës me aleatët, që e kanë shkatërruar sistemin shëndetësor në vend”. Duke kaluar në prezantimin e synimeve që Partia Socialiste ka për përmirësimin e kësaj gjendjeje, Rama u shpreh se “programi ynë parashikon që i gjithë investimi publik për sektorin e shëndetësisë të rrjedhë nga Buxheti Shtetit”. Kryetari i PS-së premtoi se “me ardhjen në pushtet të socialisteve do të ngrihet një sistem mjekësor modern, i cili pa diskutim do të ketë financim publik bazuar në eksperiencat evropiane”. Sipas tij, programi i PS-së parashikon reformimin rrënjësor të qeverisjes, si dhe uljen e nivelit të papunësisë.