E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ konstituon KZAZ-të për në pesë njësi vendore

Sot ishte afati i fundit i paracaktuar nga Komisioni për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhje, si dhe paraqitjen e emrave të anëtarëve të KZAZ-ve.

 Ndërsa, Partia Socialiste e opozitës ka vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces të pjesshëm elektoral, duke bojkotuar të gjithë procedurat e tij, që nga regjistrimi i kandidatëve e deri tek përfaqësimi në komisione, PBDNJ është partia tjetër opozitare që do të plotësojë boshllëkun e krijuar nga PS duke u përfaqësuar në përbërjen e KZAZ-ve.

KQZ, pasi u njoh me situatën, vendosi t'i përcjellë PBDNJ-së kërkesën zyrtare për këtë qëllim. "Përgatisni një shkresë për PBDNJ-në dhe t'ia dërgojmë për të plotësuar vendet bosh në KZAZ", tha kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, duke iu drejtuar ekspertëve ligjorë të Komisionit. Sipas kodit zgjedhor (neni 29) ngritja e KZAZ-ve bëhet sipas kësaj procedure: dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.

Në rast se nuk arrihet ky barazpeshim politik, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në barazpeshimin politik shumicë-opozitë".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›