Bajern mund Verderin
Bajerni i Mynihut ka vendosur ta mbyllë Bundesligën ashtu siç i ka hije. Skuadra e madhe bavareze fitoi me përmbysje në fushën e Verderit, pra në Bremen, madje 3 pikët u morën në minutën e fundit, me anë të golit shënuar nga Frank Riberi.
Ekipi i Jup Hajnkesit kishte nevojë për një fitore për të mos lejuar Dortmundin që të dilte kampione që në orën 17:20, por jo vetëm që nuk shënoi dot shpejt, por pësoi gol me të nisur pjesa e dytë. Autor i kësaj rrjete ishte mbrojtësi vendas, Naldo.
Bajerni e rriti presionin dhe mori frytet në minutat e mëvonshme. Ishte po Naldo që realizoi sërish, por këtë herë në portën e tij duke barazuar rezultatin në 1-1, ndërsa Frank Riberi bëri që skuadra mike të dilte nga “Vesershtadioni” me fitore.
Në ndeshjet e tjera të orës 15:30, Kaizerslautern e Leverkusen arritën fitore jashtë fushe, përkatësisht ndaj Hertës me rezultatin 2-1 dhe Hofenhajmit me shifrat 1-0.
Dy takimet e tjera përfunduan në barazim. Këlni doli 1-1 në fushën e tij me Shtutgartin në formë, ndërsa po 1-1 përfundoi takimi Nyremberg-Hamburg.