Nis rritja e çmimeve për festa, gati tregu alternativ Luljeta Ndoka
Sa me shume afrohet nata e nderrimit te viteve, aq me shume tundohen tregtaret per te fituar ndonje lek ne teper, duke tentuar qe produktet qe ofrojne, t’i shesin me shtrenjte. Nje tendence e tille eshte pikasur nga Bashkia e Tiranes, e cila sic theksoi, situata u normalizua shume shpejt. Nenkryetari i Bashkise Petrit Vasili, paralajmeroi se do te kete masa te ashpra per kedo, qe abuzon me cmimet, ne kurriz te konsumatorit. Vasili beri me dije se task - forca e Bashkise se Tiranes, ka vijuar perdite inspektimet ne tregjet e kryeqytetit, per t’i prere rrugen abuzimit me cmimet. Vasili tha se situata vazhdon te mbetet ne parametra normale. “Sot jane riverifikuar dy raste te shkeputura, me nje luhatje te lehte cmimi, e cila eshte rikthyer ne normalitet”, u shpreh nenkryetari i Bashkise se Tiranes. “Gjithsesi, do te doja te beja me dije qe i tere grupi yne i inspektimit, perfshire ketu te gjithe komponentet, qe e perbejne, do te veprojne ne keto pak dite qe kane mbetur, deri ne mbylljen e festave, me shume ashpersi per kedo, qe do te tentoje te ndermarre veprime te karakterit spekulativ dhe sigurisht qe nje veprim spekulativ me cmimin, do te thote edhe fshehje nga fitimet, qe krijohen dhe jane jashte syve te publikut, ndaj edhe per kete gje do te veprohet shume rrepte, duke sekuestruar edhe mallin e kujtdo qe tenton te beje nje veprim te tille, pasi sigurisht kerkon te fshehe edhe fitimet, edhe paligjshmerine e tyre”, vijoi nenkryetari i Bashkise. Megjithate, ai u shpreh se strukturat e institucioni ku ai eshte nenkryetar, jane te parapergatitura e krejtesisht te gatshme ne rastin kur, do te ndodhe, qofte edhe nje situate ku cmimet do te levizin, aktivizimi i tregut alternativ eshte dicka, qe mund te ndodhe brenda pak oresh. “Pra, i gjithe mekanizmi ne teresine e tij, ne te gjithe trupat tona te inspektimit eshte ne vemendjen maksimale dhe me te gjithe seriozitetin e ashpersine e duhur, qe fenomeni i shemtuar i spekulimit me cmimet te mos ndodhe per asnje arsye dhe kushdo, qe do te guxonte ta bente nje veprim te tille, kishte nje perballje shume te forte me perfaqesuesit tane te ligjit dhe kontrolloret” - vijoi zv/kryetari Vasili ne prononcimin e tij. Megjithate, duket se situata nuk ka qene e tille neper rrethe, ku jane verejtur rritje abuzive cmimesh. Behet fjale per qytete si Korca, Durresi, Berati, Lushnja, etj. Keshtu, qytetaret e ketyre qyteteve kerkuan reagimin e strukturave te kontrollit te cmimeve pasi produktet ushqimore ne tregje, dita-dites po behen te paarritshme per ta. Sa me shume afrohet dita e nderrimit te viteve, aq me shume rriten cmimet ne tregje. Bleresit e konsiderojne abuzive rritjen e cmimeve, pasi i njejti fenomen ndodh gjithmone ne prag te Vitit te Ri. Ndersa tregtaret e pakices, fajesojne ata te shumices per rritjen e cmimeve, si dhe ankohen per renien e fuqise blerese.
Tregu alternativ, per here te pare vjet
Atehere kur askush nuk e priste, pikerisht nje nate para nderrimit te viteve, Bashkia e Tiranes ngriti vjet Tregun Alternativ, pasi ishte verejtur njefare abuzimi me cmimet, nga ana e tregtareve. Por, Bashkia e Tiranes ofroi produkte ushqimore me cmime te arsyeshme ne tregun, qe u hap prapa Pallatit te Kultures. Ne kete menyre u realizua per here te pare nderhyrja konkrete e Bashkise, gje qe nuk ishte aplikuar me pare. E njejta gje do te ndodhe edhe sivjet ne raste te rritjes se cmimeve ne menyre abuzive.
Festa e fundvitit, vershime emigrantesh ne Shqiperi
Bashke me ardhjen e festave te fundvitit, ne Shqiperi po kthehen mijera emigrante per te festuar. Nga Italia nepermjet portit te Durresit, u ankoruan 4 tragete, ndersa jane perpunuar rreth 2900 pasagjere, si dhe mbi 700 automjete. Per t’i paraprire situates se fluksit te udhetareve, dogana ka shtuar numrin e sporteleve, nga 12, qe operojne ne dite te zakonshme ne 38 te tilla. Sipas statistikave, vetem ne harkun kohor te 48 oreve te fundit ne port kane mberritur mbi 24000 udhetare si dhe 3400 mjete. Ne Kakavije ne 24 ore, kane hyre 5100 shtetas me 1265 mjete, sikurse jane larguar ne drejtim te Greqise, 3265 persona. Nga ana tjeter, behet me dije se ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, gjate 24 oreve te fundit kane hyre plot 4751 persona me 2611 mjete, ndersa kane dale rreth 3 mije persona me 702 mjete. Ne keto dy pika kufitare, situata duket normale, nderkohe qe autoritetet policore jane ne pritje te nje fluksi me te larte te ardhurish dhe jane te gatshem, per t’i perballuar ata.