PLL: “Jemi në koalicion me PD-në”
Autori i Lajmit: Migena Topciu
Partia Lëvizja e Legalitetit do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 2009-ës. Ky pohim është bërë dje për Ballkan nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjonaj. “Ne do të jemi në aleancë me koalicionin ku kemi qenë. Kjo për arsye tepër të qarta pasi arritjet janë të shumta. Nënvizojmë ftesën e anëtarësimit për në NATO, përfundimin e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, etj. Këto tregojnë suksesin e reformave të kësaj qeverie. Kështu që ne do të ecim me koalicionin që jemi”, - tha ai.
M.T
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009