E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi e Doda përurojnë rrugën e Hysgjokajt

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka marrë pjesë në inagurimin e rikonstruksionit të rrugës Lushnje -Hysgjokaj ku e pranishme ishte dhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda. Rruga është e gjatë 4 kilometra dhe me një gjerësi prej 5 metrash. Fondi i dhënë prej buxhetit të shtetit është 61 milion lekë. Për Ministin Olldashi ndërtimi i kësaj rruge do t’i japë zhvillim të gjithë zonës.
Olldashi ”I japim mundsëi zhvillimi bujqësisë së zonës. Do të ndërtojmë rrugën e Grabjanit, Pushimin e shoferit që ka filluar. Myzeqeja do të bëhet ura lidhëse e infrastrukturës për jugun me qendrën.”
Ndërsa deputetja Mesila Doda ka deklaruar se kjo rrugë është një nga premtimet e dhëna banorëve gjatë fushatës. Sipas saj infrastruktura dhe bujqësia janë kryefjala e qeverisë për këto katër vite.
Doda “Kemi mbajtur premtimet dhe jemi këtu për të shprehur besimin. Kryefjala e qeverisë në katër vitet e ardhëshme do të jetë bujqësia dhe infrasturuktura.”
Ky segment nuk ka njohur investime që pas viteve ‘90. Rruga i shërben 12 fshatarëve të zonës dhe do të ndimojë fermerët të dalin me shpejtësi në treg me prodhimet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›