Nis sezoni i ngrohjes qendrore

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Termokos njoftoi se nga nesër (e enjte) zyrtarisht fillon sezoni ngrohëse 2009/2010, sipas kalendarit të paraparë.
Departamenti i prodhimit dhe distribuimit thotë se me qëllim që prishtinasit të kenë ngrohje stabile, ka punuar gjatë tërë verës, në kuadër të planit aksional riparues, i cili ka qenë i koncentruar në evitimin e defekteve të evidentuara gjatë sezonit të kaluar ngrohës. Termokosi zotohet se këtë sezon do të ketë cilësi më të mirë të ngrohjes, sesa vjet.
NQ Termokos sh.a, është i përgatitur për fillimin e sezonit të ri ngrohës për të gjitha objektet të cilat janë të kyçura në sistemin e ngrohjes për të punuar me kapacitete ekzistuese, duke shpresuar që edhe konsumatorët do ti kryejnë obligimet e veta ndaj nesh, thuhet në njoftim.
Preokupim kryesor edhe në këtë sezon, sipas drejtuesve të Termokosit mbeten borxhet e konsumatorëve, të cilat arrijnë shumën mbi 15 milionë euro.
Kjo ndërmarrje paralajmëron se do të ndërmarrë aksion të shkyçjeve për konsumatorët të cilët kanë shkallën shumë të ulët të inkasimit.
Menaxhmenti i Termokosit, apelon te konsumatorët për shlyerjen e borxheve si dhe shfrytëzimin e mundësisë së riprogramimit të borxheve, ankesave dhe kërkesave të ndryshme.