Radiologu amerikan trajnon kosovarët
Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, priti të enjten radiologun e njohur amerikan Richard Hirsh.
Ai dhe ekipi i tij po qëndron në një mision vëzhgimi dhe vlerësimi dyditor, të spitaleve në Kosovë, të cilat kanë potencial për të pranuar projektin e mësimdhënies së mamografisë në të ardhmen.
Në përbërje të ekipit të Richard Hirsh janë edhe Tracey Erb, Rober Milcev dhe Branko Ganter, të cilët gjatë këtij misioni dyditor do të bëjnë vlerësimin e mundësive të trajnimit të radiologëve kosovarë në leximin e mamografive dhe teknikave në procesin e procedimit të filmave rëntgenologjikë.