Kundër decentralizimit

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një demonstratë që do të mbahet të shtunën në Gjilan, kundër decentralizimit në pjesën e Anamoravës.
Demonstrata, sipas organizatorëve, do të mbahet te Teatri i Qytetit duke filluar nga ora 14. Si çdoherë tjetër kur Vetëvendosje ka kundërshtuar procesin e decentralizimit, Albin Kurti dhe Visar Imeri përmes një prezantimi me video monitor kanë thënë se cilat pjesë dhe cilat fshatra të Anamoravës mund t`u bashkohen komunave të reja të banuara me popullatë serbe.
Duke përmendur dy paralagjet e Gjilanit, Pagjakun dhe Stanishorin që, sipas Vetëvendosjes, janë vetëm dy kilometra larg Gjilanit, me procesin e decentralizimit këto dy fshatra do t`i dhurohen Novobërdës, e që është larg rreth 30 kilometra.
Pushteti nuk iu afrohet qytetarëve, por iu largohet atyre: Pasjaku e Stanishori janë paralagje të qytetit të Gjilanit, ato janë 2 kilometra afër Gjilanit, por afër 30 kilometra larg Artanës (ish-Novobërdës) së cilës duhet ti përkasin tash e tutje. Ky decentralizim mbi baza etnike po zhvillohet pikërisht në Anamoravë, në mënyrë që ta rrethojë, ta ndajë dhe ta izolojë Luginën e Preshevës nga Kosova, thotë Visar Imeri.
Albin Kurti ka vlerësuar se me këtë proces të decentralizimit mbi baza etnike, Gjilani e humb një të tretën e territorit, Dardana rrudhet, Vitia çahet përgjysmë, kurse në Artanën e zgjeruar trefish, pushtetin e marrin strukturat e Serbisë.
Ky decentralizim ka qenë kërkesë e Serbisë dhe po imponohet në Kosovë për tia bërë qejfin Serbisë, theksoi ai.
Nëpërmjet kësaj demonstrate, Kurti ka thënë se duan ti përkrahin banorët e Pasjakut, Stanishorit, Mogillës dhe shumë fshatrave të tjera që po mbesin nën pushtetin e strukturave paralele të dirigjuara nga Beogradi.
Banorët e disa fshatrave kanë nënshkruar peticion kundër procesit të decentralizimit në Gjilan, Dardanë, Viti , Kllokot e vende të tjera.
Pas takimit me qytetarë të Gjilanit dhe të vendeve përreth, bazuar në pakënaqësitë e tyre nga dëmet që do ti shkaktojë procesi i decentralizimit me krijimin e komunave të reja, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë parë të arsyeshme që demonstrojnë në Gjilan kundër këtij procesi.
Përveç decentralizimit, aktivistë të Vetëvendosjes kanë kundërshtuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 15 nëntor .
Aktivistë të Vetëvendosjes paralajmëruan se gjatë këtij muaji do të mbajnë tubime publike në qytete të ndryshme të Kosovës, me qëllim të, siç thonë ata, vetëdijesimit të qytetarëve kundër zgjedhjeve lokale, pasi Kosova ka pasur nevojë për zgjedhje parlamentare, e jo lokale.