Nga 1 nëntori, mjekët në grevë

Nga 1 nëntori, pritet të fillojë greva e mjekëve në ato komuna ku nuk i janë përmbajtur marrëveshjes ndërmjet Sindikatës së Mjekëve dhe Qeverisë, për pagesën e 44 eurove. Nga ajo marrëveshje janë mbushur një vit, por gjithçka ka mbetur përgjysmë. Vetëm tri komuna i kanë shlyer detyrimet ndaj mjekëve.
Për këtë, Këshilli Kombëtar i Federatës, më 12 tetor 2009 ka marrë vendim që nëse deri më 1 nëntor 2009 nuk kryhen obligimet nga komunat sipas dinamikës së dakorduar me Kryeministrin, do të fillojnë grevat lokale në komunat përkatëse, u shpreh Asllan Bajrami, kryetar i FSSHK-së.
Marrëveshja e 14 tetorit 2008, përveç këtyre pagave parashihte edhe procedimin e disa ligjeve të kërkuara nga sindikalistët, të cilat Qeveria as që i ka marrë përsipër për ti proceduar në parlament.
Përderisa edhe këto 44 euro, Qeveria dhe komunat e kanë të vështira ti japin, Kryeministri Hashim Thaçi akoma ka premtuar një rritje tjetër për këtë kategori nga 1 janari 2010.
Për këtë arsye, drejtues të FSSHK-së thonë se ky është thjesht një premtim i pabazë.
Sipas marrëveshjes së 14 tetorit 2008, Qeveria e ka marrë përsipër që ta bëjë këtë pagesë për secilin muaj, por pasi që ka dështuar në këtë drejtim, ajo para disa muajsh mori një vendim tjetër, që këto pagesa ia la përsipër ti bëjë secila komunë nga buxheti për punëtorët e komunës së tyre.