Përmirësohen kushtet te “Mbretëresha Geraldinë“
Përmirësimi i kushteve të të sëmurëve dhe lehtësimi i punës së personelit mjekësor në qendrat spitalore është një nga prioritetet e projekteve sociale të AMC-së. Në vitin 2007, në bashkëpunim me USAID, kompania realizoi ngritjen e urgjencës ditore të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë“ në kryeqytet. Tetë muaj më vonë rezultati pozitiv i këtij projekti është i dukshëm, jo vetëm për mjekët dhe mamitë që punojnë aty çdo ditë, dhe dinë të bëjnë dallimin mes të shkuarës dhe të tashmes, por dhe për pacientet. Ja si është shprehur njëra prej tyre në përfundim të kontrollit. Ermira Çuçllari: “Në urgjencë erdha me dhimbje dhe ngrohtësia e pastërtia e ambientit, me të cilat u përballa që në fillim, më qetësuan disi. Nuk kisha qenë më parë në maternitet dhe rrugës mendoja se do të më priste një sallë e ftohtë, ku do të më duhej të rrija në radhë e të vizitohesha në kushte jo të përshtatshme. Kisha frikë për fëmijën dhe frikë nga ajo që më priste. Për fat, shqetësimi i parë, ai i kushteve të urgjencës, më iku sapo pashë se gjithçka ishte e mirë organizuar, e ngrohtë dhe e pastër.