E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot kufizimi i lëvizjeve në Rrëshen-Kalimash

Që prej ditës së sotme do të kufizohen lëvizjet në tunelin e Rrëshen-Kalimsh, nga ora 19:00 deri në 07:00 të mëngjesit.
Shkak për këtë kufizim të lëvizjes së automjeteve janë punimet në Tunelin e Thirrës, të cilat kanë hyrë në një fazë me përforcime masive të strukturës së shkëmbit, të cilat sjellin nevojën e optimizimit të proceseve inxhenierike duke i dhënë më shumë kohë kontraktorit.
Ky kufizim do të vijojë për një kohë të pa përcaktuar, ndërsa të gjithë udhëtarët, veçanërisht ata nga Kosova duhet të kujdesen që udhëtimin e tyre ta realizojnë brenda ditës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›