Tatimorët, në natyrë mallrat e bllokuar e të sekuestruar
21/09/2009 Mungojnë kapanonet e posaçme për t’i ruajtur. Rrezikojnë prishjen shumica
Duhet të mbahen në gjendje të mirë deri në vendimin gjyqësor të formës së prerë
DURRES- Mallrat e sekuestruar dhe të tjera të bllokuara nga aksionet e tatimeve dhe taksave në lokalet e shërbimit në Durrës janë kthyer në një shqetësim për administratën. Mungesa e kapanoneve dhe magazinave për të depozituar dhe mbajtur deri në zgjidhjen e konflikteve gjyqësore të këtyre mallrave të sekuestruar e të bllokuar ka bërë që një pjesë të qëndrojnë në natyrë e të tjera në korridore, zyra, depo, garazhe e hambarë të braktisur. Kati i parë i godinës së tatimeve e taksave është i mbushur me gjithfarë lloj sendesh, mallra e pajisje të ndryshme. Në vende me lagështi janë depozituar mallra ushqimorë jashtë standardi për shkak të kalimit të afatit të tregtimit, mungesë etikete, prodhime ilegale etj. Edhe pijet e sekuestruara nga punishte pa kushte higjieno-sanitare dhe pa certifikatë të linjës së procesit teknologjik e bëjnë edhe më të ndërlikuar vendruajtjen e tyre, pasi organi i tatimeve dhe taksave nuk ka mjedise depozitimi. Në korridoret e degës se Tatimeve është lënë jo vetëm fotokopjo e printeri me defekt, por edhe makinat e lojërave të bllokuara në lojërat e fatit. E njëjtë është gjendja edhe në korridorin brenda godinës duke krijuar rrëmujë dhe pengesë për qytetarët e punonjësit. Nisma e parë për të bërë një marrëveshje për magazina enkas për mallra të tilla të bllokuara e të sekuestruara është bërë nga drejtori Shkëlqim Sula, por asgjë nuk është konkretizuar. Tatimet në bashkëpunim me grupin Task Forcë kanë bllokuar 10 kamionë me një sasi prej 400 ton mineral kromi. Sasia e kromit vinte nga Bulqiza dhe kishte si destinacion eksportin për në shkritoret turke. 10 kamionët janë bllokuar deri sa kanë mbërritur efektivat e Drejtorisë Tatimore të Durrësit, të cilët kanë nisur veprimet për konfiskimin e kromit dhe gjobitjen e dy firmave që kanë nisur kamionët nga Bulqiza. Firmat janë gjobitur në 100 për qind të vlerës së TVSH-së, por çështja nuk është tek gjoba dhe tregu jolegal sesa tek magazinimi i mallit deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë. Tatimet e kanë të pamundur të bllokojnë një pikë karburanti për shkak të cilësisë jashtë standardi të mallit apo për çështje praktike. Janë dhjetëra kv ushqime të paketuara, biskota, ëmbëlsira, paketa, pije dhe deri tek inerte që kapet e bllokohen në dyqane e në rrugë. Këto sasi malli qëndrojnë në natyrë dhe pa asnjë garanci për të qenë më pas si provë materiale e bllokuar për shkak të mosrespektimit të kodeve tatimore etj. Të gjithë drejtuesit e tatimeve që kanë pasuar njëri-tjetrin një nga shqetësimet e paraqitura në vijimësi ka qenë edhe zgjidhja e këtij problemi. Shqetësues për tatimorët janë rastet e bllokimit të mallrave, pasi palët futen në konflikte gjyqësore dhe që duhet pritur përfundimi i seancave dhe dalja e vendimit. Deri atëherë tatimet e taksat duhet të kujdesen për mallin e bllokuar në të kundërt rrezikojnë të paguajnë dëmin që u sjellin kompanive e bizneseve.