Linje e re tensioni 20 kv në Plazh
21/09/2009 Investimi nga OSSH-ja
DURRES- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes në Durrës ka vendosur të investojë shuma të tjera fondesh për të përmirësuar më tej treguesit e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në zonën turistike. Konkretisht bëhet fjalë për të investuar për të ndërtuar linjën e tensionit të mesëm 20 kv. Kjo linjë do të shërbejë si linjë plotësuese në Plazh në kuadër të politikave të vet OSSH për të investuar në zonën turistike si dhe për të shmangur humbjet në rrjet. Plazhi me sistemin e saj të shpërndarjes së energjisë rezulton të ketë 35 për qind humbje të energjisë në rrjet dhe kjo ka shtyrë OSSH të investojë. Harta e investimit do të përfshijë pjesën në të majtë të rrugës së Plazhit dhe do të shoqërohet me shkëputjen e të gjitha lidhjeve të paligjshme si dhe me vendosjen e matësve në pallatet e kabinat e lagjes. Janë disa pallate në Plazh të cilësuara problematike, pasi banorët e pronarët e lokaleve kanë ndërhyrë në rrjet duke marrë energji si nga linja legale edhe nga linjë tjetër e fshehtë. Drejtues të elektrikut janë detyruar vet të kryesojë aksione të cilësuar të vështira, pasi ka pasur raste të shumta të futjes së linjës elektrike në tubacione të ujit të pijshëm duke rrezikuar edhe jetën e konsumatorëve të ujit e të dritave. Linja e re plotësuese afron për afro ¼ e lagjes së Plazhit zgjidhje të pëlqyer dhe tension të plotë në matësit e tyre. Shtrirja e linjës 20 KV do të kërkojë edhe ndërtimin e disa kabinave të reja dhe vendosjen e transformatorëve të rinj të fuqishëm. Durrësi ka përfituar herë pas here investime edhe me mbështetjen e BB. Kjo e fundit ka dhënë shumën 4 milionë euro për ndërtimin e nënstacionit në veri të qytetit të Durrësit. Nënstacioni ka një fuqi prej 50 megavat amper me dy transformatorë nga 25 megavat secili. Tashmë cilësia e tensionit si në lagjet e qytetit edhe në zonat e Porto Romanos, Kënetës, Spitallës dhe Shkozetit është më e mirë në saj të investimeve të bëra. Së shpejti pritet të fillojë puna për ndërtimin e termocentralit në Porto Romano, i cili do të ketë një fuqi të instaluar prej 120 megavatësh.