E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, falen mijëra besimtarë myslimanë

21/09/2009  Festa e Bajramit

ELBASAN-Pallati i Sportit “Tomor Sinani” ka pritur mëngjesin e së dielës mijëra besimtarë myslimanë për faljen e madhe. Gjatë këtij riti besimtarët u përshëndetën nga myftiu Agim Duka dhe teologë të tjerë. Në fjalën e marrë para besimtarëve myftiu Agim Duka uroi për më shumë paqe dhe harmoni. Më pas myftinia organizoi një pritje në të cilën merrnin pjesë besimtarë myslimanë, përfaqësues të klerit të besimeve të tjera fetare, pushtetarë lokal etj. Prania e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ndiqej nga zv/kryetari i Kuvendit Ardian Turku, kryetari i bashkisë Qazim Sejdini, prefekti Shefqet Deliallisi, kryetari i qarkut Blendi Himçi, deputetët Luciano Boci dhe Agim Leka u futën së bashku në pritjen e organizuar nga myftinia. Në fjalën përshëndetëse ministri Basha u shpreh se nëpërmjet reflektimit shpirtëror besimtarët dallojnë të mirën nga e keqja duke ecur përpara në rrugën e Zotit. Ndërsa kryetari i bashkisë Qazim Sejdini uroi të gjithë bashkëqytetarët e tij myslimanë për shëndet e mirësi në familje. Sipas të dhënave të myftinisë, mbi 70% e popullsisë në Elbasan i përket besimit islam. Karakteristikë është harmonia e shkëlqyer fetare qe ekziston mes besimeve të ndryshme. Në festa të tilla besimtarët myslimanë arrin urime dhe presin vizita edhe për vëllezërit e besimeve të tjera fetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›