E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot shpërndarja e shpërblimit për pensionistët

Nga sot, në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare pensionistët do të mund të tërheqin shpërblimin e fundvitit. Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi, ka deklaruar se duke nisur nga dita e sotme dhe deri më 31 dhjetor, rreth 554.900 mijë pensionistë mund të tërheqin shpërblimin prej 2500 lekësh të reja.
Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimi, ISSH-ja, në bashkëpunim me Postën Shqiptare ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Ditën e sotme, më 22 dhjetor, dhe datat 1 dhe 2 dhjetor, 23 dhjetor dhe datat 3 dhe 4 dhjetor, 24 dhjetor dhe datat 5 dhe 6 dhjetor, 25 dhjetor dhe datat 7 dhe 8 dhjetor, 26 dhjetor dhe datat 9, 10 dhe 11 dhjetor, 27 dhjetor dhe datat 12, 13 dhe 14 dhjetor, 28 dhjetor dhe datat 15, 16 dhe 17 dhjetor, 29 dhjetor dhe datat 18, 19 dhe 20 dhjetor, 30 dhjetor dhe data 21 dhjetor, si dhe ata që nuk kanë mundur t’i tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar, 31 dhjetor, ata që nuk kanë mundur t’i tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar.
Sipas këtij grafiku, pensionistët do të marrin nga ora 08:00 e deri në orën 13:00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13:00 e deri në orën 20:00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit. Kështu, sipas grafikut të ISSH-së, sot e marrin pensionin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 13:00, do të marrin shpërblimin pensionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1 dhe 2 dhjetor. Me këtë grafik do të punohet deri në përfundimin e shpërndarjes së masës prej 2500 lekësh deri në fund të muajit dhjetor, që shpërblimi të merret nga pensionistët para festave të fundvitit. Efekti financiar vetëm për shpërblimin e pensionistëve arrin në shifrën 1.387.200 000 lekë ose mbi 15 milionë dollarë.
“Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson edhe një herë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet, nëse nuk do të arrijë të tërheqë shpërblimin brenda këtyre datave, pasi do të mund ta marrë edhe pas Vitit të Ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara”, - bënë të ditur drejtoresha e ISSH-së, Koldashi.
Me vendim të qeverisë, ky shpërblim u shkon personave që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, pensione të posaçme. Gjithashtu, në këtë vendim përfshihen veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur nuk përfitojnë pension tjetër, trajtime të veçanta si punonjës të nëntokës dhe industrisë ushtarake, si dhe ish-ushtarakët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Shpërblimi do të tërhiqet sipas këtij grafiku:

22 dhjetor për personat që marrin pensionin në datat 1 dhe 2 dhjetor
23 dhjetor për personat që marrin pensionin në datat 3 dhe 4 dhjetor
24 dhjetor për personat që marrin pensionin në datat 5 dhe 6 dhjetor
25 dhjetor për personat që marrin pensionin në datat 7 dhe 8 dhjetor
26 dhjetor për personat që marrin pensionin në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor
27 dhjetor për personat që marrin pensionin në datat 12, 13 dhe 14 dhjetor
28 dhjetor për personat që marrin pensionin në datat 15, 16 dhe 17 dhjetor
29 dhjetor për personat që marrin pensionin në datat 18, 19 dhe 20 dhjetor
30 dhjetor për personat që marrin pensionin në data 21 dhjetor, si dhe ata që nuk kanë mundur t’i tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar
31 dhjetor ata që nuk kanë mundur t’i tërheqin brenda datave të caktuara në këtë kalendar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›