Shtohen rrembimet Krimet e Renda Jane ne krye te listes
Pak ditë më parë, opinioni u trondit nga denoncimi i një rasti të rrëmbimit të një gruaje, që fatmirësisht rezultoi i pavërtetë, por fenomeni po njeh rritje nga viti në vit.13 raste të rrëmbimit të personit janë rregjistruar vetëm në 5 muajt e parë të 2011-ës, ndërkohë që shifrat po njohin rritje nga viti në vit. Të dhënat konfirmohen për “AS” nga Kryetarja e Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda në Tiranë, Etleva Deda.
"Në lidhje me rrëmbimin e personit, në 2007-ën ka pasur 15 raste. 19 në 2008-ën dhe në 2010-ën kemi 20 raste. Për këtë vit, deri tani kemi 13 raste përfshi këtu edhe ato të mbartura. është vepër penale në rritje"-thotë Deda.
Kryetarja e trupës gjyqësore në gjykatën të konsideruar si më të suksesshme në vend, sqaron se ndryshe nga trendi në rritje që po njeh rrëmbimi i personit, trafikimi i narkotikëve dhe qenieve njerëzore po njeh ulje, që pas 2009-ës, ku kanë qenë procedimet më të shumta.
"Trafikimi i lëndëve narkotike ka shënuar rënie. Nqs në 2008-2009 ka pasur ngritje, në 2010-2011 ka rënie. E njëjta gjë edhe për trafikimin e fëmijëve dhe trafikimin e femrave për prostitucion"-thotë ajo.
Nga 10 deri në 20 vite burg parashikon ligji për të gjithë personat që kryejnë rrëmbim, qoftë edhe nëse pengu mbahet vetëm për disa minuta. Gjykata e Krimeve të Rënda nisi funksionim në vitin 2004. Ajo përbëhet nga 16 gjyqtarë me mandat 9-vjeçar me te drejtë për t’u rizgjedhur dhe 1 herë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka kompetencë gjykimin e krimeve të rënda dhe krimin e organizuar.
Denada Shkodrani