E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milo: Prezanton kandidatët në Peshkopi dhe Bulqizë

24/05/2005  Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka prezantuar dje kandidatët e kësaj partie në rrethet Peshkopi dhe Bulqizë. Gjatë takimeve me banorët e këtyre zonave, Milo ka theksuar se partia e tij ka një program social për shqiptarët. Ai tha se "PDS-ja ka hartuar një program për njerëzit e varfër, një program popullor. E gjithë platforma elektorale e PDS-së është për njerëzit e thjeshtë, si një rrjedhë e natyrshme e politikës së shëndetshme shqiptare, si një shprehje e shqetësimit brenda politikës, për t'i bërë gjërat më mirë, për të prodhuar politika të shëndetshme dhe për të zbatuar politika konkrete, të ndershme, të vendosura, në dallim nga shumë forca të tjera". Gjithashtu, kreu i PDS-së ka theksuar se në këto zgjedhje kjo parti synon të fitojë rreth 100 mijë votë nga zgjedhësit më 3 korrik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›