Rindërtimi i QSUT-së, Solis: Jam në ekstazë
24/05/2005 Nis rikonstruksioni i klinikave në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës
“Po të më pyesni nëse jam i kënaqur, apo i lumtur për ngritjen e këtij spitali, unë do të thoja që jam në ekstazë”, kështu e hapi dje konferencën e shtypit ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, mbi zbatimin e masterplanit të Bankës Botërore për rikonstruksionin e spitaleve, duke vazhduar më pas: "Se ashtu siç e shikon nëna zhvillimin e embrionit në eko, ashtu e shoh dhe unë QSUT-në pas dy vitesh, pasi njerëzit e politikës i shohin që në ide, në embrion gjërat”. Ka nisur rikonstruksioni i klinikave në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, ndërkohë që është marrë leja dhe është hapur gropa për të ngritur themelet e Spitalit të Mjekësisë Interne. Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis dhe ministri i Financave, Arben Malaj, folën para mediave pas miratimit në parlamentin shqiptar të marrëveshjes së financimit me Bankën e Zhvillimit të Këshillit të Evropës, CEB për fazën e parë të masterplanit për Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Kjo marrëveshje u nënshkrua në Paris nga ministri Malaj së bashku me marrëveshjen e financimit dhe ndërtimin dhe rehabilitimin e shkollave të Tiranës. Drejtori i QSUT-së, Mihal Tase, shpjegoi se do të grupohen në një vend të gjitha shërbimet radiologjike, ekot, radiologjia, skaneri, në një vend do të jenë urgjencat dhe në një tjetër kirurgjia. Kjo për të menaxhuar më mirë punën. Ndërkohë, punimet kanë nisur dhe leja është marrë, madje është paguar dhe taksa në Bashki, konform rregullave. 130 milionë dollarë kushton vetëm pajisja me mjete të reja e QSUT-së. Ndërkohë, faza e parë, në të cilën konsiston dhe marrja e kredisë, është vlerësuar rreth 26,3 milionë dollarë. Kjo fazë konsiston në mjekësinë interne dhe do të ketë 90 shtretër. Deri tani, si pjesë përbërëse e kësaj faze, është realizuar financimi në masën 4.9 milionë USD nga Banka Botërore e barazvlefshme me 18.64 për qind të kostos totale. Kredia e aprovuar nga CEB është 14 milionë USD dhe Qeveria shqiptare do të kontribuojë me 7.4 milionë USD për të mbuluar kostot lokale dhe TVSH. Zbatimi i këtij projekti do të shtrihet në harkun kohor prej fundit të vitit 2005 deri në 2008.