Nis zgjerimi i kalatave të portit të Durrësit
Brenda 24 muajve porti i Durrësit do të ngjajë me portet e veta simotra në Greqi, Itali e gjetkë. Kjo, falë një investimi gjigand nga qeveria shqiptare për të zgjeruar kapacitetet e kalatave të tij, me synimin e zgjerimit të kapaciteteve të tij përpunuese. Ndërkohë që punimet kanë nisur me ritme tepër të shpejta, falë organizmit perfekt nga kompania e huaj, Ministria e Mjedisit ka miratuar një leje mjedisore gjatë ditëve të fundit sipas së cilës kompania e cila po merret me realizimin e projektit për ndërtimin e terminalit të trageteve në portin detar ka të drejtë të depozitojë mbetjet inerte në kalatën lindore duke ruajtur detin nga ndotja.
Zgjerimi
Prej disa javësh një firmë sllovene ka nisur nga puna, pasi fitoi tenderin prej 15 milionë eurosh për të ndërtuar terminalin e trageteve. Si rezultat i gërmimeve, kanë nisur të krijohen malet me mbeturina betoni.
Depozitimi i tyre shikohet si një problem i madh nga ambientologët në Durrës. Drejtori i APD-së, Eduart Ndreu, tha për “standard” se “kompania që po merret me realizimin e projektit ka siguruar lejen mjedisore që mbeturinat inerte të depozitohen në sheshin pas kalatës lindore të portit detar. Bëhet fjalë për një investim gjigand, ku porti do të jetë i atashuar denjësisht mes porteve të tjera në rajon për kapacitetet e tij përpunuese. E gjithë sasia e përbërë nga copëra të vjetra betoni, hekuri të ndryshkur dhe dherash do të përdoret për mbushje pasi porti do të zgjerohet në pjesën lindore të tij”.
Terminali modern
Terminali i ri do të ketë një sipërfaqe prej 65 mijë metra katrore vetëm sheshe prej betoni. Për të ndërtuar këto sheshe do të prishen ato ekzistuese. Vetëm pjesa e pasagjerëve e këtij terminali do të jetë 5 mijë metra katrorë.
Vlera e projektit është 15,2 milionë euro. Kontrata mes ministrit tonë të Transporteve, Olldashi, dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë sllovene S.C.T, Bojan Kenda, u nënshkrua më 6 maj të këtij viti. Firma nga Sllovenia ka nisur punën dhe ka kërkuar vend për depozitimin e mbeturinave inerte, duke sugjeruar kalatën lindore për këtë operacion. Ka qenë ministri Xhuveli, që bazuar mbi kriteret ligjore, ka dhënë lejen për të transformuar portin në vend për hedhjen e mbeturinave.
Nga APD-ja ka projekte të tjera ambicioze, lidhur me higjienizimin e kalatave ekzistuese dhe krijimin e kalatave të reja me synimin e vetëm zgjerimin e portit dhe kapaciteteve të tij përpunuese.