E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi; Parkim nëntokësor në sheshin “Italia”

Nj[ projekt i ri është shpalosur nga Bashkia e Tiranës. Nënkryetari i bashkisë, z. Eduard Shalsi, deklaroi se në sheshin “Italia” të Tiranës do të ndërtohet një parkim disakatësh nën tokë. Duke folur për mediat, z. Shalsi u shpreh se “parkimet nëntokësore janë konceptuar të ndërtohen në mënyrë ku nga sipërfaqja të mos kuptohet ekzistenca e tyre”.

Ndërkohë që deklaroi se sheshi "Italia" do të ridezinjohet, do të rikonceptohet, dhe sipërfaqja e tij do të jetë pjesë e konkursit që ne do të organizojmë shumë shpejt për sheshin “Nënë Tereza”.

"Gara për ndërtimin e këtyre parkingjeve do të jetë e hapur dhe transparente dhe Bashkia e Tiranës do të ndjekë me vëmendje krejt procesin për këto projekte të rëndësishme për kryeqytetin”, - tha Shalsi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›