E Diel, 1 Nëntor 2026

160 pedagogë të Vlorës, peticion me kërkesa Tafajt

Vlorë, 14 janar, NOA Nëse disa javë më parë
Universiteti i Vlorës u pushtua nga një grevë e studentëve, këtë radhë janë
pedagogët e tij të cilët kërcënojnë me ndërprerjen e mësimit nëpër auditore.
Kjo pasi ata kanë firmosur një peticion drejtuar ministrit të Arsimit, Myqerem
Tafaj për mosplotësimin e 3 kërkesave të tyre të publikuar muaj më parë. Në këtë mënyrë, këta pedagogë kanë
paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin deri në një kohë pa afat, derisa të
gjejnë plotësim kërkesat e tyre.

Bëhet me dijeni se vetëm 10 pedagogë nuk e
kanë nënshkruar këtë peticion, ndërsa ai është firmosur nga 160 prej tyre, nga
170 që janë në total pranë Universitetit Ismail Qemali të Vlorës.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›