Komiteti i Emergjencave publikon planin e ndarjes së ndihmave sot në veri të vendit

Tiranë, 14 janar, NOA - Efektivët e Forcave të
Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të strukturave e institucioneve të tjera
të angazhuara për përballimin e emergjencës civile do të kryejnë sot detyrat e
përcaktuara në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme të Komitetit Ndërministror.
Kështu, pranë drejtorisë së Rezervave të
Shtetit do të magazinohen dhe pastaj do të shpërndahen ndihmat, duke mos lejuar
që asnjë ndihmë të shkojë në destinacion pa u magazinuar më parë aty.
Plani i
detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror:
Në
komunën Velipojë:
- 15 ton miell
- 15 ton koncentrat
- 15 ton ujë
- 800 bukë
- Për argjinaturen e Çasit, projekti i
përgatitur nga Bordi i Kullimit të paraqitet pranë ministrisë përkatëse për
miratim.
- Për argjinaturën e Reçit të ngrihet një grup
pune nga përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë dhe Ekonomisë për të bërë
verifikimin në vend dhe propozimet përkatëse për ndërhyrje.
- Të bëhet studimi për grykëderdhjen e Vilunit
nga specialistet e ushtrisë për të përcaktuar mundësitë e ndërhyrjes së Dragës
së ushtrisë.
- Për ndërtimin e Urës pasarele të Baks
Rrjollit të bëhet projekti përkatës nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve.
Në komunën Bërdicë do dërgohen 5 ton miell, ndërsa
në komunën Bushat të dërgohen 5 ton të tjerë dhe 4 mjete të ushtrisë për
transport mallrash ushqimore.
Në
komunën Dajç do dërgohen:
- 15 ton miell
- 10 ton koncentrat
- 10 ton ujë
- Për argjinaturen e Darragjatit do të
dërgohet grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe
të Transporteve për të bërë verifikimin në vend e propozimet përkatëse për
ndërhyrje.
Në Bashkinë
Shkodër do dërgohen:
- 3 mjete për shpërndarje 4 ton uji, 200 pako
ushqimë dhe 5 ton koncentrate
- Nga drejtoria e Ujësjellësit Shkodër, inspektoriatet
përkatëse dhe DSHP do të merren masa për klorinimin e ujit në mënyre të
vazhdueshme për përdorimin e tij sipas parametrave të nevojshëm nga
konsumatori.
Në
Komunën Ana e Malit të dërgohen:
- 10 ton miell
- 15 ton koncentrat të merren në Gjadër
- Të vihen në dispozicion të komunës 2 mjete
dhe 2 fadroma të ushtrisë për ndertimin e aksit të rrugës së Gorricës.
n.e/NOA