E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sms-të e Berishës arrestuan policët

SMS të cilat janë dërguar në telefonin e kryeministrit kanë sjell menjëherë nisjen e hetimeve nga SHKB-ja për policët e Fierit duke sjell më pas edhe arrestimin e 9 prej tyre. Burime nga SHKB bënë të ditur për "Ora Neës" se për të arrestuarit janë të gjitha provat që nga përgjimet telefonike e deri te ato filmike të cilat vërtetojnë korrupsionin që kanë kryer punonjësit e policisë rrugore të arrestuar të cilët janë, Arjan Xheka, Bardhosh Malaj, Flamur Derveni, Pëllumb Toro, Pëllumb çepele, Vladimir Gjini, Leonard Brahimaj, Anesti Gjini, Ermir Gjonçe. Të njëjtat burime bënë të ditur se ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe më shumë se një herë kanë kryer veprën penale të korrupsionit pasiv gjatë shërbimit përgjatë aksit rrugor Lushnje-Fier-Vlorë, duke u marë para drejtuesve të automjeteve në këmbim të mosndëshkimit administrativ për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për të njëjtën akuzë filluan hetimet në gjendje të lirë edhe për tetë punonjës të tjerë të policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Fier. Nën hetim janë gjithashtu edhe 35 qytetarë, drejtues automjetesh, të cilët në kohë të ndryshme kanë kryer veprën penale të korrupsionit aktiv duke u dhënë para këtyre punonjësve të policisë rrugore në këmbim të mosndëshkimit administrativ për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë burime nga SHKB bënë të ditur se në hetim janë edhe punonjës policie rrugore të qyteteve të tjera por pëe arsye të sekretit hetimor ende nuk bëhen të ditura emrat e qyteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›