Ish-Presidenti Moisiu, kritikon partitë për vonesat në shpalljen e listave
Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, kritikoi forcat politike në vend lidhur me vonesat në publikimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e qershorit. Moisiu e ka cilësuar si një pabesi që partitë i kanë bërë elektoratit të tyre, pasi koha për të njohur, se çfarë përfaqësojnë këta individë është e shkurtër.
Gjithashtu, Mosiu deklaroi se këtë vonesë do ta quante pabesi të partive ndaj elektoratit, pasi njerëzit duan të njohin jo vetëm partitë por edhe kandidatët. Në të njëjtën kohë, ish kryetari i shtetit u ka bërë apel partive, që të rishikojnë pastërtinë e figurave të kandidatëve. Ndonëse nuk dha emra dhe shifra, Moisiu pohoi se partitë duhet të pastrojnë listat nga individë që kanë probleme me drejtësinë, korrupsionin apo moralin. Sipas tij, rishikimi i listave që bë ditë më parë solli një përmirësim prej 25 emrash, që sipas tij nuk përmbushnin kriteret për të qenë në Parlament. Ai u bëri thirrje partive që të përmbushin standarde sa më të larta në përfaqësimin e kuvendit, në të kundër partitë do të paguajnë kostot.