E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Obama mik i shqiptarëve

>Kryeministri Berisha mori pjesë dje në punimet e Forumit për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme me temë Politika e jashtme Amerikane; Administratë e re, Doktrinë e re, të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, në ambientet e hotel Tirana International.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u ndal në miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke folur për kontributet e jashtëzakonshme të Presidentëve të Shteteve të Bashkuara nga Presidenti Ëillson e deri tek Presidenti Xhorxh Ë. Bush, Kryeministri Berisha vlerësoi se të këto janë një thesar i çmuar në fondin e miqësisë midis dy kombeve dhe vendeve tona. Shqipëria ka pasur dhe ka tek Shtete e Bashkuara të Amerikës aleatin dhe mikun më të çmuar, partnerin e saj strategjik. Shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë mbështetjen që SHBA-të, në emër të vlerave themelore të njerëzimit, i kanë dhënë çështjes së tyre kombëtare në çastet më përcaktuese për lirinë, u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha shprehu vlerësimet e tij maksimale për Presidentin e Barak Obama dhe siguroi se qeveria e tij mbetet thellësisht e vendosur për një bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv në ndërtimin e vlerave të demokracisë. Unë kam bindjen më të thellë se tek Presidenti Barack Obama, shqiptarët kanë dhe do të kenë një nga miqtë më të çmuar dhe se në administratën e tij punojnë miqtë më të mirë të kombit shqiptar; zëvendëspresidenti Joe Biden, ish-senatorja Hillary Klinton, tani Sekretare e Departamentit të Shtetit, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare James Johns, por edhe shumë personalitete të tjera në të gjitha nivelet e kësaj administrate. Ndaj në perspektivën dhe në mendimin tim, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara do të njohin dimensione të reja të fuqishme, u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›