Topalli shkarkon Biberaj në parlament debate pozitë-opozitë

>Patozi-Opozitës: Rrëzimi i dinjitetit të Shqipërisë nga ministrat që udhëtojnë me killera
Ditën e djeshme kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka njoftuar seancën për emërimin e deputetit Ilir Rusmali në krye të delegacionit shqiptar në Këshillin Europian , duke i dhënë fund procedurës zyrtare për zëvendësimin e deputetit Aleksander Biberaj. Kryetarja e Kuvendit ka mbyllur përfundimisht çështen e përfolur Biberaj duke mos dhënë asnjë sqarim për shkarkimin e tij. Ka qenë qëndrimi agresiv i kryetares Topalli, që ka acaruar opozitën e cila reagoi ashpër ndaj këtij vendimi.
Pavarësisht këtij njoftimi, seanca u karakterizua nga i njëjti debat që ka shoqëruar edhe skenën politike, ku opozita akuzoi kryetaren e kuvendit se me mënyrën se si shkarkoi deputetin Biberaj ka bërë qesharak parlamentin shqiptar. Ndërkohë që grupi i deputetëve demokratë ka kërkuar që opozita mos të ndërhyjë në punë e brendshme të saj. Ndërsa opozita ka qenë kundër vendimit të marrë nga kryetarja e parlamentit Topalli, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe një pjesë e mirë e demokratëve. Gjatë seancës së djeshme në parlament, ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar PD Astrit Patozi që ka kundërshtuar reagimin e opozitës. Patozi ndër të tjera u shpreh se "kurrë nuk do të ma kishte marrë mendja se do të dilja të diskutoja në parlament për këtë çështje, sepse është njësoj sikur unë apo çdo deputet tjetër i Partisë Socialiste apo i mazhorancës të thotë që nuk më pëlqen kryetari i Partisë Socialiste, po zgjidh një kryetar tjetër". "Ju përfaqësuesit e opozitës keni tre ditë që merreni me këtë temë që s'është e juaja dhe që nuk është temë e shqiptarëve, sepse shqiptarët kanë shumë çështje për të trajtuar dhe zgjidhur",- tha Patozi. Por me sa duket, vijoi ai, "ju në vështirësi për të gjetur tema". "Ju vazhdoni ju jeni në lirinë tuaj, vazhdoni jeni të qetë". Gjithashtu ai theksoi "duke iu drejtuar opozitës dhe njëherë se ata kanë përmendur kushtetutën, ligjet rregulloren në fakt ka vetëm një nen që bën fjalë për kompetencat e Kryetares së Kuvendit, askush prej nesh dhe aq më pak prej jush nuk mund të futet dhe të diskutoje për kompetencat e kryetares së kuvendit pra jeni duke cituar gabim rregulloren , po flasim për rrëzimin e dinjitetit të Shqipërisë nëpër botë . Shqipërinë e kanë rrëzuar ministra që udhëtonin me killera në makinën e tyre Shqipërinë e kanë rrëzuar, ministra deputetë, diplomatë, ambasadorë, të cilët kanë qenë kredhur në korrupsion, Shqipërinë nuk e rrëzon asnjë përfaqësues i mazhorancës dhe aq më pak një përfaqësues dinjitoz, i cili përfaqëson partinë demokratike ne KE. Gjithashtu Patozi u shpreh drejtuar opozitës se "është në të mirën e tyre që ta kenë të ndarë këtë çështje sepse është problem për përfaqësimin tonë në kompetencat tona dhe për përfaqësimin dhe kompetencat e kryetares se kuvendit, ju mund të doni shumë gjëra ndryshe, kryetar tjetër e me radhë, por ne jemi në të drejtën tonë që të bëjmë gjithçka të mundshme me kushtin që përfaqësimi jonë në parlament dhe në KE të jetë sa më dinjitoz",- përfundoi Patozi.
Ndërkohë që ashpër kundër opozitës përsa i përket shkarkimit të Biberajt ka reaguar edhe deputeti Paloka. Deputeti demokrat Paloka përsa i përket çështjes në fjalë ju drejtua opozitës duke thënë se, përsa i përket shkarkimit të z.Aleksandër Biberaj nga posti i Kreut të Delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës, nuk jeni ju që na përcaktoni ne për përfaqësinë tonë në delegacion, këtë duhet ta keni të qartë". Çështja Biberaj duket se është mbyllur mes debatesh të ashpra, ku sërish në qendër të skandaleve qëndron si gjithmonë kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli.