Raporti, çmimet e produkteve ushqimore do rriten sërish
• Çmimet e mallrave ushqimore do të rriten sërish. Rritja e çmimit të karburanteve dhe drithërave në tregjet ndërkombëtare do të reflektojnë sërish në tregun vendas.
Fabiola Çela
E thënë më thjeshtë, konsumatorët shqiptarë do të vazhdojnë të shpenzojnë më shumë para nga buxheti i tyre familjar për të blerë produkte të konsumit të përditshëm. Këtë herë "alarmi" vjen nga vetë Banka Qendrore. "Parashikimet e Bankës së Shqipërisë për dymbëdhjetë muajt në vijim evidentojnë se rreziqet inflacioniste janë ende të pranishme në periudhën afatmesme, veçanërisht në kushtet e rritjes së vazhdueshme të çmimeve në tregun ndërkombëtar dhe mundësisë për shfaqjen e efekteve të raundit të dytë në një kohë të mëvonshme", thuhet në deklaratën e BSH-së.
Inflacioni
Konsumatorët prej muajsh po përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në vend. Kjo rritje çmimesh ka nisur që në muajin shtator të vitit të kaluar, pikërisht atëherë kur niveli i inflacionit arriti në 4.4 për qind, duke kaluar kështu edhe kufirin e vendosur nga Banka e Shqipërisë. E njëjta gjë ndodhi edhe në muajin tetor, ku inflacioni ishte mbi 4 për qind. Sipas ekspertëve të ekonomisë, shkak për këtë ishte rritja e çmimit të karburanteve dhe ajo e drithërave në tregjet ndërkombëtare. Duke u gjendur përballë një situate të tillë në shtator, Banka e Shqipërisë vendosi që të rrisë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Në këtë mënyrë, norma bazë e interesit arriti në 6.25 për qind nga 6 për qind që ishte më parë. Por, pavarësisht masave të marra përsëri norma e inflacionit vazhdon të ketë tendencë rritjeje. E thënë ndryshe, konsumatorët po vazhdojnë të përballen sërish me fenomenin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma e inflacionit vjetor në muajin shkurt ishte 3.56 për qind, vlerë brenda kufirit të tolerancës së objektivit të Bankës së Shqipërisë. Por për fat të keq inflacioni i muajit mars pritet të jetë edhe më i lartë. Kjo, pasi përveç rritjes së çmimeve të mallrave ushqimore, këtë muaj buxhetit familjar të konsumatorëve u shtohet edhe një shpenzim më shumë, që është rritja e çmimit të energjisë elektrike.
Të ardhurat
Pensionistët dhe familjet buxhetore janë të parët që preken nga rritja e normës së inflacionit. Me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, ata janë të detyruar që të shpenzojnë më shumë para nga të ardhurat e tyre. Por për fat të keq të dhënat tregojnë se çmimet do të rriten sërish dhe për rrjedhojë të ardhurat e tyre mujore do të ulen akoma dhe më shumë.
Kreditë
Këtë vit bizneset kanë marrë më pak kredi krahasuar me një vit më parë. "Të dhënat flasin për ngadalësim të ritmit të rritjes së kredidhënies për sektorin privat. Tregjet financiare kanë shfaqur qëndrueshmëri të normave të interesit, të cilat në pjesën më të mirë kanë përcjellë sinjalizimet e politikës monetare", thuhet në deklaratën e Bankës së Shqipërisë.
Ligji i Gjobave ndez debatin në kuvend
Rikthehet debati për Ligjin e Gjobave ndaj biznesit. Kreu i ministrisë së Financave Ridvan Bode ka prezantuar dje në kuvend projektligjin e ri për procedurat tatimore. Por ndryshe nga më parë këtë herë projektligji i ri është kundërshtuar edhe nga vetë deputetët e opozitës. Pika më e debatuar e këtij projektligji është neni që i detyron bizneset të parapaguajnë 15 për qind të gjobës. Ky nen është kundërshtuar ashpër nga deputetët e opozitës dhe sidomos nga sipërmarrësit. Gjatë debateve të djeshme ministri i Financave Bode është shprehur se është i gatshëm të pranojë heqjen e tij por vetëm me një kusht. "Atëherë le ta bëjmë një ligj që të detyrojë gjyqësorin të mos bllokojë aktet administrative siç e ka gjithë bota. Por për këta na duhen votat e opozitës sepse i kemi të gjitha vendimet të bllokuara", ka thënë ministri. Por nuk ka ndarë të njëjtin mendim me të deputeti demokrat Bujar Leskaj, madje gjatë diskutimeve ai propozuar të gjendet një zgjidhje tjetër. "Le të bëjmë një ligj ku të dënojnë gjykatësit s'kemi pse rëndojnë bizneset", është shprehur Leskaj. Ligji i parapagimit të gjobave është miratuar vitin e kaluar. Por bizneset e kanë kundërshtuar ashpër atë. Aktualisht është Gjykata Kushtetuese ajo që ka marrë në shqyrtim vlefshmërinë e këtij ligji.