Nishani dekreton ligjet e para,"ok" akcizës e proçedurave tatimore

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës si President i Republikës së Shqipërisë më 24 korrik, Kreu i Shtetit Bujar Nishani u ka dhënë jetë dhe dekretimit të ligjeve të para.
Kështu në një njoftim për shtyp në faqen zyrtare të Presidences njoftohet se Presidentit Nishani ka dekretuar ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.
Nr. Dekretit 7733
Tiranë, më 07.08.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI
DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 62/2012 “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Nr. Dekretit 7734
Tiranë, më 07.08.2012
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI