Përmbytja, në Bushat do të mbillet oriz
18/02/2010 Projekti
Zona e Bushatit në Shkodër, një ndër më të prekurat nga përmbytjet në fillimin e janarit do të përfshihet në projektin pilot për mbjelljen e orizit. Pozicioni gjeografik i kësaj zone të ultësisë është vënë në shënjestër të ekspertëve japonezë që do të asistojnë të gjithë procesin e kultivimit të orizit. Ka qenë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, cili dje gjatë një vizite në këtë komunë prezantoi projektin e ri që pritet të zbatohet brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër. “Kryetarit të komunës i është lënë për detyrë identifikimi i një sipërfaqeje prej rreth një mijë hektarë, që përfshin jo vetëm pronë shtetërore, por edhe atë private, për të parë mundësinë e kultivimit të orizit, që do të ketë interes jo vetëm për komunën, por edhe për ekonominë kombëtare”, deklaroi Ruli. Sipas tij, dikasteri që drejton është ende duke ndërhyrë për të mbrojtur tokat dhe familjet nga përmbytjet, të cilat paraqesin ende rrezikshmëri duke parë kushtet aktuale të motit, siç është dhe rasti i Ashtës, ku 8 familje rrezikohen nga ngritja e nivelit Drinit. Gjithashtu, mësohet se në mbështetje të fermerëve të kësaj zone, qeveria do të rishikojë dhe njëherë skemat mbështetëse, duke lënë kuota më të mëdha dhe duke vendosur procedura të përshpejtuara të përfitimit të tyre. Tashmë pas kalimit të situatës së emergjencës në zonën e Shkodrës, vëmendja është përqendruar në zhvillimin e projekteve për të shmangur të tilla katastrofa në të ardhmen. Lidhur me këtë fakt, ministri ka njohur drejtuesit lokalë me një nga projektet më të rëndësishme që në të ardhmen pritet të ndikojnë në shmangien e përmbytjeve në këtë zonë: “Qeveria shqiptare ka në program zhvillimin e një studimi hidrik të zonës së Shkodrës, një nga zonat më komplekse sa i takon ujërave. Veprat që duhet të ngrihen në këtë zonë për të shmangur përmbytjet, duhet të jenë të standardeve më të larta”, deklaroi ministri Ruli duke shtuar se ky studim që do të bëhet me metodat e teknologjisë më të përparuar, do të orientojë veprat që do të ndërtohen në të ardhmen në këtë zonë.
Fondet
Rreth 40 për qind e fondeve që Ministria e Bujqësisë ka akorduar për sistemet e kullimeve do të përqendrohen vetëm në qarkun e Shkodrës. Eliminimi i katastrofave të përmbytjeve ka bërë që sistemimi i kanaleve kulluese të jenë prioritet i punës për vitin 2010.
Puna
Grupet e vlerësimit të dëmit pothuajse kanë mbaruar punën në terren dhe familjet e dëmtuara janë duke pritur të marrin dëmshpërblimin nga qeveria. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, e ka quajtur këtë një vlerësim real, konkret dhe të ndershëm.