Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani: “Kodi, garanci për zgjedhje të lira”

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë Bujar Nishani, ka përshëndetur votimin nga Kuvendi i Shqipërisë dhe miratimin konsensual të Kodit të ri të Zgjedhjeve.
Në një deklaratë për shtyp, Nishani ka theksuar se votimi i kodit është akti i përgjegjshmërisë dhe pjekurisë së klasës politike, si dhe produkt i frymës së bashkëpunimit konsensual parlamentar.
Sipas tij, votimi konsensual i kodit është një garanci e shtuar në shërbim të një prej proceseve themelore të demokracisë funksionale, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Gjithashtu Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani, shpreh besimin e tij të plotë për vijimin dhe konsolidimin e kësaj fryme mirëbesimi dhe bashkëpunimi midis mazhorancës dhe opozitës dhe në çështje të tjera të rëndësishme të reformave të kërkuara.