Nishani, ministër i Brendshëm
22/04/2011 Dekreti i Presidentit
Presidenti i Republikës ka miratuar dje dy dekrete: shkarkimin e Bujar Nishanit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe më pas ka dekretuar emërimin e tij si ministër të Brendshëm. Dekretimi u bë pas propozimit të kreut të qeverisë, Sali Berisha, i cili i kërkoi këto lëvizje në qeveri pas largimit të Lulzim Bashës nga ministër i Brendshëm, me qëllim kandidimin për kryetar bashkie të Tiranës. Zyra për shtyp e Presidentit, njoftoi dje se në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të kryeministrit, Topi dekretoi zotin Bujar Nishani të emërohet ministër i Brendshëm. “Neni 2: Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 6989 Tiranë, më 21.04.2011”, thuhet në dekretin e publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës. Ndërsa pritej që dekretet e Presidentit të votoheshin në seancën e djeshme plenare, tashmë deputetët do të thirren nga Kryetarja e Kuvendit në një tjetër seancë të jashtëzakonshme, pas asaj të djeshmes, ku u miratua ligji për amnistinë fiskale. Nga ana tjetër, Kryeparlamentarja Topalli u shpreh në seancën e djeshme parlamentare që do ta fusë menjëherë për votim dekretin, në rast se ai i paraqitet nga ana e Presidencës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, për shkak se dekretimi i Nishanit në postin e ministrit të Brendshëm u bë pak minuta pas përfundimit të punimeve të djeshme në Kuvend. Kështu, pas largimit të Nishanit në krye të Ministrisë së Drejtësisë, për vendin e mbetur vakant brenda PD-së përflitet emri i Ilir Rusmalit. Aktualisht deputeti demokrat është kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Për këtë dikaster kandidaturë tjetër janë edhe ato të Viktor Gumit dhe Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit, së bashku me Ilir Rusmalin kanë qenë më parë ministra të Drejtësisë. Nga ana tjetër, opozita pas largimit të Bashës më 24 mars, kërkoi që kryeministri të bënte menjëherë zëvendësimin e vendit lënë vakant, për shkak se mund të ndikonte në zgjedhjet lokale, në përdorimin e policisë në zgjedhje nga kandidati demokrat.