E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani prezanton Zaganjorin:Gjykata e Lartë, e mbingarkuar me dosje

Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka prezantuar sot kreun e ri të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorin.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka shprehur besimin së Gjykata e Lartë do të orientojë si duhet sistemin e drejtësisë ndërsa shtoi se do të kërkoj unifikim të praktikave gjyqësore.

Ai ka vlerësuar se sfidë e sistemit të drejtësisë mbetet koha e gjatë që qytetarëve u duhet të presin për të zgjidhur ankesat apo problemet e tyre nëpër gjykata.

Ndërsa evidentoi si problem mbingarkimin e dosjeve në Gjykatën e Lartë, kreu i shtetit theksoi se ky institucion duhet të jetë supreme dhe të mos funskionojë si gjykatë e shkallës së tretë.

Shpreh besim ndaj Gjykatës së Lartë,për një orientim ligjor të të gjithë sistemit të drejtësisë. Gjykata e Lartë është rregullator i sistemit të drejtësisë për shkak të kompetencave që ka. Do të kërkoj unifikim të praktikave gjyqësore që është kompetenceë ekskluzive e Gjykatës së Lartë.  Sfidë për sistemin e drejtësisë, koha e gjatë që u duhet qytetarëve për të marrë zgjidhje në gjykata. Gjykata e Lartë është e mbingarkuar me dosje, pothuajse gjithë vendimet e Apelit shkojnë për rekurs në këtë gjykatë. Gjykata e Lartë duhet ta shpëtojmë nga funksionimi si gjykatë e shkallës së tretë, ajo duhet të jetë supreme. Kemi përgjegjësi për të kontribuar në ndërtimin e një shteti për qytetarët tha kreu i shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›