E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Giulio Andreotti

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të senatorit të përhershëm italian, Giulio Andreotti, i cili u shua në moshën 94-vjeçare. Në mesazhin e ngushëllimit Presidenti Nishani shkruan:

“Lajmi se senatori i përjetshëm Giulio Andreotti ndërroi jetë më ka prekur thellë, mua dhe popullin shqiptar.

Andreotti do të kujtohet me një respekt të merituar, si një politikan me një karrierë të gjatë dhe të pasur politike, si një personalitet i shquar dhe me vizion, i cili e lidhi emrin e tij në mënyrë të pazgjidhshme me fatin e Italisë së gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, duke lënë gjurmë në momentet kryesore të saj, madje duke formësuar politikën italiane sipas modelit të tij.

Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta popullit mik italian, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›