Leskaj: Berisha humb më 23 qershor, edhe po të numërojë votat në shtëpinë e tij
TIRANE- Deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj ka ngritur sërish sot akuza ndaj kryeministrit Sali Berisha. Leskaj ka thënë se kryeministri në ikje nuk duhet të prekë zgjedhjet e 23 qershorit.
“Sali Berisha ka dështuar, ai nuk është as i aftë dhe as i gatshëm të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por nëse preken zgjedhet e 23 qershorit SHBA nuk do të bëjë sehir. Mbajta e zgjedhjeve me standarte europaine është test për integrimin e Shqipërisë”, tha Leskaj.
Sipas Leskaj, PS është e vendosur të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne jemi të bindur se asgjë nuk e shpëton Berishën më 23 qershor, edhe sikur votat ti numërojë në shtëpinë e tij”, tha ajo.
Ndër të tjera Leskaj apeloi, “Ne e ftojmë kryeministrin në ikje që të paktën këto ditët e fundit të dëgjojë zërin e arsyes dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha ajo.
(m.a/BalkanWeb)