Opozita, ftese per protesta kunder keqqeverisjes
Kryetari i Partise Socialiste te Tiranes, Besnik Baraj dhe sekretarja e Pergjithshme e LSI-se, Monika Kryemadhi, ne nje konference te perbashket per shtyp, u kane bere ftese te gjithe shqiptareve qe te jene te pranishem ne protesten e 21 dhjetorit, qe opozita do te organizoje kunder keqqeverisjes. Kryetari i PS-se per kryeqytetin Baraj deklaroi: “Opozita do t’i bashkohet protestes dhe indinjates qytetare diten e premte ne sheshin “Skenderbej” ne ora 16:30 per plotesimin e kerkesave themelore, jetike per çdo njeri”, - tha ai. Nderkohe, Kryemadhi u shpreh: Sot eshte me e domosdoshme se kurre qe qytetaret te protestojne ne kete proteste, nuk ka rendesi se kush jane lideret ne krye te kesaj, por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe edhe ne si qytetare do te jemi ne kete shesh qe te protestojme, dhe liderit politike te opozites do te jene si qytetare. Ne ftojme edhe deputetet e Partise Demokratike, ftojme edhe qeverine qe te vije te protestoje ne ate shesh per mungesen e energjise elektrike”.
20 Dhjetor 2007